Dario Hani, një “Business Mogul” i ardhshëm

Dario Hani, një “Business Mogul” i ardhshëm


Shkruar nga Kostandin Feshti

Mes librave të të rinjve në vend, do të hasni atë të studentit Dario Hani. Një djalë mjaft i interesuar për fushën e biznesit, aq sa i kushtoi edhe një libër.

Nëse i jeni futur fushës së biznesit, atëherë ky libër do të jetë një këshillues dhe mik i mirë i juaji gjatë rrugëtimit të karrierës suaj në këtë fushë, që falë këtij libri kuptova që është dhe më interesante se nga duket.

I strukturuar si një “manual” i vogël, çfarë e bën këtë libër akoma edhe më të pëlqyeshëm, është fakti që autori ka përfshirë edhe eksperienca personale në këtë “business guide”, diçka që e bën lexuesin të ndihet akoma edhe më i kuptuar, e në të njejtën kohë akoma edhe më i frymëzuar.

Pra, nëse jeni në kërkim të diçkaje për të lexuar dhe në mendje bashkëjetoni me shifrat, ky libër do të jetë një nga zgjedhjet tuaja.

Sigurisht që për t’u thelluar në libër dhe për të marrë maksimumin që kjo punë ofron duhet të jeni paksa të njohur me termat që përdoren në botën e biznesit, por kjo nuk do të thotë që libri nuk mund të lexohet dhe nga një grup njerëzish të cilët, nuk janë dhe aq të familjarizuar me terma marketingu apo reklamimi.

Diçka që ia vlen për t’u përmendur është dhe fakti që vetë autori kur vjen tek pjesa se çfarë e bën një biznes të ecë mbarë dhe të korrë sukses është i vendosur se një nga faktorët kyçë është marketingu. Reklamimi që i bëhet biznesit. Ideja që nganjëherë duhet shpenzuar më shumë mbi marketingun, pra reklamimin e produktit, sesa duhet harxhuar për prodhimin e tij.

Dario këshillon që në biznes ecet edhe me algoritma, llogaritje, studime tregu etj, sepse nganjëherë instikti apo ajo logjika mbi të cilën bazohesh gjithmonë, ka raste kur mund të të lërë në baltë, prandaj duhen marrë të gjitha masat e duhura, të cilat vijnë si pasojë e përllogaritjeve të mirëmenduara, të cilave autori iu ngre peshë.

Më shumë se një libër për në bibliotekë ky është një libër edukativ, të cilin sipërmarrësit që aspirojnë të shndërrohen në njerëzit më të suksesshëm në fushën e tyre, duhet ta marrin dhe ta lexojnë faqe për faqe e fjalë për fjalë, pasi me të vërtetë të zhvillon dhe edukon mbi koncepte të reja, të cilat janë fitimprurëse mbi të gjitha.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0