D3A Group, kompania që ju lehtëson importet nga Kina - Business Magazine Albania

D3A Group, kompania që ju lehtëson importet nga Kina

D3A Group

Kina është një superfuqi ekonomike botërore dhe është vendi prodhues më i madh në botë. Zë vendin e parë në botë për volumin e eksporteve me triliarda dollarë të faturara çdo vit. Miliona biznese nga e gjithë bota importojnë pikërisht nga Kina.

Sa prej jush dëshirojnë të importojnë nga Kina, por nuk dini se ku të filloni? Si dhe ku të gjeni atë që po kërkoni? Apo keni probleme në komunikim? 

Sa prej jush u zhgënjyet kur morët produktet tuaja, pasi i porositët nga platformat online si Alibaba, Aliexpress, apo të tjera?!

D3A Group mund t’ju ndihmojë me gjithçka që ju nevojitet për të importuar nga Kina. Kompania është e regjistruar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Kinë dhe Hong Kong, me zyrë dhe magazinë në Yiwu, Zhejiang, Kinë si dhe zyrë dhe magazinë në Tiranë, Shqipëri.

“Ne ndihmojmë bizneset nga e gjithë bota të importojnë produkte nga Kina, duke ofruar shërbime të ndryshme, që nga gjetja e produkteve, kontakte me fabrika, negociata për çmimin, kontroll të cilësisë, inspektime në fabrika dhe të gjitha dokumentet e nevojshme që ju të importoni nga Kina. Ndihmojmë me logjistikën dhe transportin, duke gjetur mënyrën më të mirë për t’ju sjellë produktet” – thonë drejtuesit e kompanisë.

Me dy shërbimet e saj kryesore, Konteiner i Plotë dhe DDP-Delivery Duty Pai, ose siç quhet në shqip, Shërbimi Porosi.

Shërbimi Kontenier i Plotë është ideal për bizneset e mesme dhe ato të mëdha që kanë mundësi të kryejnë procedurat doganore të importit.

Si mund t’ju ndihmojë D3A?

Me gjetjen e produkteve, duke nisur me produktet që ju interesojnë nga fabrika, apo furnitorë me të cilët grupi bashkëpunon. Ose, ju mund të bëni vetë porositë nga fabrika apo furnitorë, me të cilët keni bashkëpunuar më parë, apo i keni gjetur vetë.

Ngarkimi dhe nisja e kontenierit mund të bëhet nga magazina e kompanisë në Yiwu, Zhejiang, nga magazina e kompanisë në Shenzhen, apo direkt nga fabrika, kudo në Kinë, në rastin kur i gjithë furnizimi bëhet në një fabrikë të vetme.

Ky shërbim ofrohet pothuajse për të gjitha vendet e botës.

Nëse doni të shikoni produktet nga afër dhe bëni porosi, atëhere kompania mund t’ju ndihmojë me organizimin e pritjes tuaj dhe shoqërimin, rezervim biletash avioni, apo treni nëse jeni tranzit nga diku tjetër në Kinë, pritje në aeroport, Yiwu apo Shanghai si dhe rezervim hoteli.

Shërbimi Porosi ofrohet vetëm për Shqipërinë. Është një shërbim B2B dhe është ideal për bizneset e vogla dhe të mesme. Një shërbim për të gjithë ato biznese që për arsye të ndryshme nuk mund të importojnë një konteiner të plotë, por duan vetëm disa produkte në disa metër kub. Nuk është për individë që duan të marrin një produkt nga Kina dhe nuk kanë mënyrë transporti për ta sjellë në Shqipëri.

Si funksionon?!

Ju dërgoni foto, video, apo link të produkteve që dëshironi.

Ekipi i D3A Group i gjen dhe ju jep çmimin përfundimtar me të cilin ky produkt ju vjen në Shqipëri.

Në këtë çmim janë të përfshira:

  • Kosto produkti – pra produkti në Kinë blihet nga D3A Group, duke ju lehtësuar dhe shmangur tarifat bankare nëse do ta blinit vetë.
  • Kosto transporti – duke punuar me kompanitë më të mëdha të transportit. D3A  është në gjendje të marrë çmimet më të lira.
  • Zhdoganimi & Taksat – kurseni kohë dhe pará nga vajtje-ardhjet në doganë.
  • Tarifë Shërbimi – për punën e kryer dhe për të gjitha këto lehtësira që ju krijohen.

Në fund, ju merrni një faturë të rregullt njësoj sikur t’i keni blerë produktet tuaja në Shqipëri.

Kështu, ju si biznes merrni produktet që doni të tregtoni, me çmimet më të mira dhe më e rëndësishmja, nuk bëheni subjekt TVSH-je.

Pagesa bëhet tek zyra e D3A Group në Tiranë dhe ju lëshohet një parafaturë së bashku me Packing List e produkteve që keni porositur.

D3A Group nuk është kompania më e madhe, por është kompani që reflekton transparencë.

Email: [email protected]

Mobile/WhatsApp:

+8613263491105 (Kinë) 

+355684011001 (Shqipëri)

 

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikuj nga BM!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0