Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për automjetet Volvo XC40 dhe XC60 - Business Magazine Albania

Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për automjetet Volvo XC40 dhe XC60

Credins Bank

Vera erdhi! Dhe te gjithë jemi duke planifikuar pushimet apo udhëtimin e radhës. Këtë sezon veror ke mundësinë të shijosh jo vetëm destinacionin tek i cili do të shkosh, por edhe udhëtimin drejt tij. Me rehatinë dhe sigurinë maksimale që makinat Volvo ofrojnë, dhe me financim të favorshëm nga Credins bank, tanimë cilësia blihet edhe më thjeshtë.

Banka Credins, mbi 10 vjet eksperiencënë zhvillimin e produktit të Qirasë Financiare (Leasing) ka dalë me ofertën më të re për tipet e automjeteve Volvo XC40 dhe XC60.

Leasing është një mënyrë fantastike për çdo individ me të ardhura të rregullta që kërkon të blejë një makinë të re, por në të njëjtën kohë edhe të ketë mundësinë të kursejë një pjesë të tyre për shpenzime të tjera apo edhe investime të reja. Ky financim ju mundëson të merrni një autoveturë të re duke paguar vetëm një pjesë të saj përkundrejt vlerës së plotë të autoveturës.

Me vetëm 390 € në muaj mund të përfitoni Volvo XC40, dhe me 477 € në muaj mund të merrni Volvo XC60 për këdo që dëshiron komfort dhe cilësi të lartë.

Avantazhet për klientët janë të shumta, pasi nuk kërkohet kolateral shtesë, klienti zgjedh vetë modelin e financimit që i përshtatet, ofrohet miratim i shpejtë i financimit në vetëm (brenda një dite pune) etj.

Fokus i bankës Credins mbeten klientët tanë të cilëve duam t’u ofrojmë përherë produktet me cilësinë më të lartë si dhe të gjejmë mundësinë më të mirë për ta, duke iu dhënë sa më shumë lehtësira nëpërmjet procedurave të thjeshtuara dhe stafit tonë tëdedikuar. Ndaj edhe me bashkëpunimin me Mektrin Motors arritëm të nxirrnim këtë ofertë unike. Një autoveturë si Volvo dallon për siguri shumë të lartë duke ofruar sistemin mbrojtës aktiv dhe pasiv më të mirë në treg, duke ofruar gjithashtu edhe cilësinë e duhur. Ndaj nxitoni të bëni tuajën cilëndo nga makinat që preferoni. Oferta është vlefshme nga data 01/07/21 e deri në 31/08/21.

Tashmë, nëpërmjet Bankës Credins, kushdo mund të bëhet përdorues i një Volvo nëpërmjet kësaj oferte fantastike.

Mirëpresim çdo klient të interesuar pranë zyrave të Credins leasing ose për më shumë informacion mund të hyni në faqen zyrtare të Credins bank ose Mektrin Motors.

Zgjidhni destinacion e radhës, dhe shijojeni verën me Volvon tuaj të re.

Lexoni: Volvo bashkëpunon me Plugsurfing për të ulur çmimet e karikimit në Evropë

Credins Bank

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0