Volvo bashkëpunon me Plugsurfing për të ulur çmimet e karikimit në Evropë - Business Magazine Albania

Volvo bashkëpunon me Plugsurfing për të ulur çmimet e karikimit në Evropë

Volvo Cars po përmbush ambiciet e saj për t’i ofruar të gjithë klientëve që zotërojnë makinat Recharge akses gjithëpërfshirës dhe tepër të thjeshtë në karikimin publik. Kompania do të përmirësojë eksperiencën e karikimit, do të rrisë rrjetin e pikave të karikimit në vende të ndryshme dhe do të ulë vazhdimisht çmimet për klientët e saj.

Përmes një bashkëpunimi të ri me platformën e pikave të karikimit Plugsurfing, Volvo do të mundësojë uljen e çmimeve në pikat e karikimit Ionity në Evropë. Duke filluar nga data 1 korrik 2021, drejtuesit e makinave elektrike nga Volvo do të pagujanë €0,35/kWh për të karikuar makinën e tyre në 24 vende të Evropës përgjatë 12 muajve të parë të zotërimit.

“Ne jemi tepër të gëzuar që do t’i ofrojmë klientëve tanë çmimet më konkuruese në rrjetin më të madh të pikave të karikimit të shpejtë në Evropë, Ionity.” tha Oliver Loedel, drejtues i ekosistemit për elektrifikim në Volvo Cars. “Ky bashkëpunim është hapi i parë drejt ambicieve tona globale për të ndihmuar drejtuesit e Recharge që të lëvizin më shpejt dhe me kosto të reduktuara, kudo që ato janë.”

“Në fund të fundit klientët kërkojnë akses të lehtë në infrastrukturën publike të karikimit” thotë Tatu Kulla, CEO i Plugsurfing. “Çmimi dhe cilësia e infrastrukturës dixhitale janë aspektet kryesore të një eksperience të shkëlqyeshme për përdoruesit. Ne i vlerësojmë partnerët strategjikë që ndajnë të njejtin vizion dhe që kërkojnë të bashkëpunojnë.”

Për t’i ofruar klientëve eksperiencën më të mirë, Volvo do të krijojë një aplikacion të ri për smartphone të quajtur Volvo Cars, një platformë dixhitale e konsoliduar karikimi.

Ajo do të integrojë funksionet si navigimi drejt stacioneve të karikimit, kontrollimi i karikimit dhe kryerja e pagesave duke e bërë çdo hap të karikimit më të thjeshtë dhe një xhiro me makinën elektrike Volvo tepër të kënaqshme.

Aplikacioni Volvo Cars do të jetë një version i rifreskuar i aplikacionit mjaft të vlerësuar, Volvo on Call, dhe është dizenjuar për t’i ofruar klientëve një platformë të besueshme dhe të re me akses në shërbime të ndryshme.

Po në Shqipëri?

Klientët e versioneve “Recharge” në Shqipëri kanë gjithashtu çdo ditë e më shumë mundësi për stacione të reja karikimi. Aktualisht, përveç stacioneve të taksive në Tiranë, pjesa me madhe e parkingjeve publike si ai i Sheshit Skendërbej dhe Sheshi Italia, mundësojne karikim për një kohë fare të shkurter.

Por sa kushton një karikim i plotë? Mesatarisht, një makinë elektrike shpenzon rreth 600 lek për një karikim të plotë me të cilin udhetën rreth 400km. Ndërsa për karikimin e një Volvo Plug-in Hybrid shpenzon rreth 200 lek për 40km udhëtim, mëse të mjaftueshme për lëvizjet në qytet.

E ardhmja duhet padyshim te na ofrojë më shumë mundësi. Kërkesa e lartë në treg për makina elekrike po shtyn biznese të ndryshme të ofrojnë shërbimin e karikimit ne shumë pika në të gjithë Shqipërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0