Çmimi për reklama në televizionet shqiptare. Ja cilat janë programet më të shtrenjta dhe më të lira - Business Magazine Albania

Çmimi për reklama në televizionet shqiptare. Ja cilat janë programet më të shtrenjta dhe më të lira

reklama

A e dini se sa kushton transmetimi i një reklame në televizionet shqiptare, cilat janë emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira?

Koha televizive për disa ka mbetur e njëjtë me vitin 2020 në kosto, ndërsa për të tjerë, është bërë më e lirë.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë. Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.

Lexoni: Reklamimi në TV vs Digjital. Cilin zgjedh?

Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë. “Zonë e Lirë” dhe “E Diela Shqiptare”, janë të dytët, me 5400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është përkatësisht 3400 lekë/sekonda dhe 1400 lekë/sekonda. “Stop” dhe serialet në “prime time” mbajnë vendin e dytë me 4400 lekë për reklamat gjatë transmetimit. Programi më i lirë për reklamim është “Aldo Morning ShoW” me 550 lekë/sekondë para programit dhe 950 lekë/sekondë gjatë programit.

Televizioni Vizion Plus, në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Këngë Moj” dhe “Al Pazar” me 6600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight”, nga Alban Dudushi, çmimi është 5000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2500 lekë para tij. Emisionet me çmimet më të lira të reklamimit në ekranin e Vizion Plus janë “7 pa 5”, në mëngjes, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit, dhe “Next” në orën 16:00, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0