Një nga thashethemet më të përhapura për iPhone-in e fundit që pritet të lançohet këtë vjeshtë është çmimi i tij prej 1000 dollarësh ose edhe më shumë.
Por ky nuk është një çmim realist, kështu shkruan analisti i UBS Steve Milunovich në një shënim për klientët.
Në fakt, ai pret që iPhone-i i ridizenjuar, me ekranin e gjeneratës tjetër OLED, të ketë një çmim duke filluar nga 850 deri në 900 dollarë.
“Çmimet e Apple janë një strategji që ne e quajmë “luksi i shumëkërkuar,” shkruan ai. “Produktet me çmim të ulët pozicionohen në mes të tregut dhe produktet ‘Pro/Plus janë ato që kushtojnë më shumë. Kjo është një strategji që e lejon brandin Apple të jetë brenda mundësive të një tregu masiv njëkohësisht të shihet si një opsion premium.”
Milunovich e ilustron këtë pikë duke krahasuar çmimet e laptopëve, telefonave dhe tabletëve Apple me markat e tjera të mëdha elektronike:
Apple vs konkurentët e saj në treg:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
