“Çmimet 248% më shtrenjtë në Itali”- Ansa: Pse Shqipëria u “pushtua” nga italianët - Business Magazine Albania

“Çmimet 248% më shtrenjtë në Itali”- Ansa: Pse Shqipëria u “pushtua” nga italianët

“Çmimet 248% më shtrenjtë në Itali”- Ansa: Pse Shqipëria u “pushtua” nga italianët

Në Itali, shërbimet turistike kushtojnë deri në 248% më shumë se në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë. Kështu thuhet në një raport të Consumerismo No Profit, ku u krahasuan çmimet dhe tarifat e destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare dhe atyre italiane.

“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 gusht në një dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo.

Lexo edhe:Tirana e mbushur me turistë

Nëse zgjidhni struktura ekskluzive apo luksoze në Itali, kostoja maksimale arrin në 5653 euro, ndërkohë në Vlorë dhe destinacionet e tjera shqiptare shkon në 2300 euro”, shkruan agjensia e lajmeve Ansa, duke iu referuar raportit.

Sipas Consumerismo No Profit një javë qëndrimi në hotelet italiane fillon nga një minimum prej 564 euro në Milano Marittima, 735 euro në San Vito Lo Capo dhe 889 euro në Villasimius, por mund të arrijë, në strukturat ekskluzive dhe deri në 17,378 euro në Viareggio.

“Ambientet e plazheve në Itali kushtojnë mesatarisht 162% më shumë se brigjet shqiptare”, vijon artikulli.

Sipas të dhënave një vakt i plotë me bazë peshku në Shqipëri kushton mesatarisht midis 20 dhe 25 euro për person, kundrejt 45/65 euro në Itali.

“Sigurisht që nuk është rastësi që ka një rënie prej 30% të pranisë së bashkatdhetarëve në resortet kryesore bregdetare të vendit tonë, ndërkohë që plazhet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Spanjës janë pushtuar nga turistët italianë”- komenton presidenti Luigi Gabriel.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0