Çka po ju pengon për të ecur përpara? - Business Magazine Albania

Çka po ju pengon për të ecur përpara?


Shpesh herë ndihemi të ngarkuar si moralisht, ashtu edhe shpirtërisht. E keni ju vetë në dorë që të bëni të pamundurën, të hiqni dorë nga disa gjëra dhe të përqafoni disa të tjera për të lehtësuar jetën tuaj.

Ja disa këshilla sesi ta bëni këtë:

  • Mos jetoni me ndjenjën e fajit

Ndjenja e fajit nuk ka absolutisht asnjë vlerë. Çfarë mund të zgjidhë ndjenja e fajit? Ajo vetëm sa ju mban të burgosur dhe të pikëlluar.

  • Largoni mendimet negative

Mendimet pesimiste dhe qëndrimet negative ju mbajnë të mbyllur në një atmosferë të errët që përshkon gjithçka që bëni. Është një vijë e rrezikshme për t’u ndjekur. Dijeni se mendimet tuaja ndikojnë në botën që ju rrethon. Mjaft më.

  • Mos e kritikoni më veten tuaj

Shumë herë ne jemi dhimbja jonë më e madhe. Ne kritikojmë veten me qëllimet më të mira, por pastaj e kalojmë kufirin. Kritikat më pas kthehen në mesazhe të pafuqishme. Mjaft e kritikuat veten tuaj.

  • Mos paragjykoni

Paragjykimi ju mban të hidhëruar dhe të zemëruar. Ai kufizon mundësitë tuaja për t’u lidhur me të tjerët.

  • Mos kërkoni leje

Ne shpesh tentojmë të kërkojmë miratim nga të tjerët. Por kjo është një sjellje që cenon vetëbesimin dhe origjinalitetin tënd.

  • Mos kufizoni besimet tuaja

Shumica e kufizimeve tona janë të vendosura nga vetë ne. Jeta nuk ka kufij të përcaktuar. Besimet tona po. Mësoni ti identifikoni besimet që kufizojnë mundësitë tuaja për veprim dhe hiqni dorë nga to.

  • Mos mbani mëri

Më lejoni ta them në këtë mënyrë – grindjet janë të këqija për zemrën tuaj. Nëse mbani mëri gjatë gjithë kohës ato do të ndikojnë në shëndetin tuaj.

  • Mos thoni “Do ta bëj nesër”

Kjo është një taktikë që ju pengon t’i kryeni detyrat më të rëndësishme. Mundohuni të bëni të paktën pjesën e parë të një detyre dhe më vonë do të vazhdoni të gjithën, sepse fillimi është pjesa e vështirë.

  • Largoni mendimet shqetësuese

Këto lindin nga frika që ne kemi ndaj të panjohurës dhe pasigurive për të ardhmen. Mendimi se diçka e pakëndshme mund të ndodhë është vetëm një mendim joreal që ne kemi krijuar vetë.

  • Mos jini pre e kujtimeve të këqija

Ndonjëherë kujtojmë gjëra të pakëndshme që nxisin ndjenja të trishtuara tek ne. Kujtimet e këqija ju bëjnë të përjetoni ato momente të trishtuara në të tashmen. Mbajini aty ku janë – në të kaluarën.

  • Hiqni dorë nga shoqëria e keqe

Nëse ka njerëz rreth jush që nuk janë të sinqertë, kanë zili ose janë shumë pesimistë, rrini larg prej tyre.

  • Largojeni idenë se jeni produkt i së kaluarës tuaj

Një gabim shumë i zakonshëm na krijon besimin se ne jemi të përcaktuar nga eksperiencat tona të së kaluarës. Kjo e kufizon pikëpamjen tonë për mundësitë e ardhshme në jetë pasi jemi të mbërthyer në besimin se e ardhmja mund të jetë e njëjtë me të kaluarën tonë.

  • Mos e identifikoni veten me punën / rolin tuaj

Kjo është një nga rreziqet e jetës moderne. Meqë rolet gjithmonë e më shumë po bëhen më të zakonshme, ne mendojmë se jemi pjesë e roleve tona. Kjo na bën të humbasim perspektivën e identietit tonë të vërtetë.

  • Mos i merrni gjërat shumë personale

Shpesh ne jemi të shqetësuar emocionalisht, sepse interpretojmë fjalët dhe veprimet e njerëzve nga një perspektivë shumë subjektive. Kur i marrim gjërat personale, ne nervozohemi, lëndohemi dhe zhgënjehemi. Kur e shohim jetën nga një pikëpamje më objektive, ne qëndrojmë të balancuar emocionalisht dhe të përqendruar në prioritetet tona.

  • Mos bini pre e kohës

Koha nuk është një nga burimet më të mëdha të stresit por perceptimi ynë për të. Ndonjëherë ne jemi skllevër të konceptit të kohës edhe në momentet e kohës së lirë. Kjo ndikon në lirinë tonë. Të mësohesh për të kaluar momente pa e patur vazhdimisht mendjen te koha mund të jetë shumë çliruese dhe produktive.

upliftconnect

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0