Cilët janë sektorët ku shqiptarët janë më "dembelët"? - Business Magazine Albania

Cilët janë sektorët ku shqiptarët janë më “dembelët”?


Punonjësit në hotele, bare – restorante, shërbim ushqimor nuk duket se e “justifikojnë” pagën e tyre, edhe pse ata mund të rezultojnë ndër më pak të paguarit.

Nga matjet që ka bërë INSTAT për produktivitetin në punë në Shqipëri, ka gjetur se punonjësit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë produktivitetin më të ulët, të matur si raport i vlerës së shtuar me punësimin. Kjo konstatohet si te ndërmarrjet e mëdha, me më shumë se 250 punonjës, ashtu dhe te bizneset mikro, me 1 deri në 9 të punonjës.

Ndërsa më të papërtuar janë punonjësit e sektorit të ndërtimit, sidomos në bizneset e vogla dhe ata të nxjerrjes së naftës te sipërmarrjet e mëdha.

Në sektorin e akomodimit dhe restoranteve për mikrondërmarrjet (1-9 punonjës) produktiviteti i matshëm për punonjës është 279 mijë lekë në vit. Bizneset e tregtisë rezultojnë më eficiente, me një nivel produktiviteti për të punësuar prej 564 mijë lekësh në vit.

Edhe tek sipërmarrjet e mëdha, sektori i akomodimit dhe restoranteve ka një produktivitet prej 553 mijë lekë në vit. Më efiçente në këtë sektor janë bizneset me 25-249 punonjës, me produktivitet prej 705 mijë lekësh në vit.

Në fakt, produktiviteti i ulët në këtë sektor, më shumë se “dembelizëm” të punonjësve, reflekton vlerën e ulët të shtuar që ka akomodimi dhe restorantet, një biznes ky i preferuar për shumë shqiptarë. Një kërkim i mëparshëm i gjeti se shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale.

Produktiviteti në ekonomi

Në tërësi, në ekonominë shqiptare produktiviteti i punës rezulton më i lartë në ndërmarrjet e mëdha me 250 edhe më shumë të punësuar, përkundrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas aktiviteteve ekonomike, në NVM me 1-249 të punësuar, si dhe në ndërmarrjet e mëdha me 250+ të punësuar, produktiviteti më i lartë është te sektori i industrisë nxjerrëse. Ndërsa, produktiviteti më i ulët është te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Nga analiza e nëndarjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për mikrondërmarrjet, sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i ndërtimit, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët.

Për ndërmarrjet e vogla sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët. Për ndërmarrjet e mesme, sektori i industrisë nxjerrëse ka produktivitetin më të lartë, ndërsa sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve ka produktivitetin më të ulët.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0