Cilat ishin eventet më pikante të biznesit në 3-mujorin përmbyllës të vitit 2019?

Cilat ishin eventet më pikante të biznesit në 3-mujorin përmbyllës të vitit 2019?


#1 AllWeb: “Njih klientin”

Jemi në një botë që flet të njëjtën gjuhë, atë dixhitale. Por, marketerët janë në sfidën e përdorimit të të gjitha risive digjitale dhe njohjen e nevojave të klientit. Në konferencën e marketingut dixhital AllWeb, zhvilluar në Tetor, folësit theksuan nevojën e përdorimit të risive teknologjike për një shërbim sa më efektiv të klientit.

Një ditë maratonë, me 7 folës ndërkombëtarë, rreth 270 pjesëmarrës, dy panele diskutimi dhe seancat pyetje-përgjigje mundësuan që sipërmarrës, menaxherë e marketerë të kthehen në zyrat e tyre me mesazhe të rëndësishme, për t’i aplikuar në marrëdhëniet e tyre me klientin.

Roger Edwards, theksoi se, të komunikosh se si produkti përmbush nevojat e klientit, është një privilegj i marketerit dhe detyrë e tij për ta bërë këtë punë me integritet. Sot, kur jemi “të mbytur” nga ofertat e produktet të ndryshme, “duhet të flasim në gjuhën e konsumatorit dhe të mos përdorim zhargonin e industrisë”.

Përdorimi i të dhënave gjithnjë në rritje kërkon integritet. “Mos i shisni të dhënat e klientit”, ishte mesazhi i folësit Matt Desmier. Tek nevojat e klientit gjeni përgjigjen e çdo veprimi, që do të ndërmerrni. Ndaj, njihni shumë mirë atë dhe vendosuni në pozicionin e tij, për të ndërtuar strategjitë e marketingut, për të zgjedhur kanalet e komunikimit dhe për të gjetur fjalët e duhura të prezantimit të produktit. SEO, një prej investimeve më afatgjata, kërkon po ashtu të keni parasysh klientin.

Në një fireside chat me Gerti Boshnjakun, sipërmarrësi, Vasil Naçi theksoi se, nëse marketingu ishte gjithçka dhe punë e çdokujt, tashmë duhet të themi që dixhitali është kudo dhe është punë e çdokujt. Investimi i njohurive në këtë drejtim duhet të përfshijë çdo punonjës. Një panel i veçantë gjatë konferencës iu kushtua influencerave të marketingut.

#2 Rruga drejt Suksesit: Kujdes si i flet vetes

Gjatë muajit Nëntor, një event tre ditor përfshiu në motivim e plane vetëzhvillimi mbi 2000 persona. Pjesëmarrësit e etur për të mësuar më shumë rreth mundësive të tyre për sukses, furnizuan sipërmarrësin dhe folësin motivues Vasil Naçi me energjinë e nevojshme, për të shkëlqyer për tre ditë rresht në skenë.

A e dini sa e rëndësishme është çfarë na thuhet? Kur ai ishte ende në shkollën 8- vjeçare, shoku i babait të tij e sfidon, duke i thënë që nëse do të dilte me të gjitha 10-a, do ta mbështeste të shkonte në shkollën “Skënderbej”, shkolla më e kërkuar atëherë. Kjo është një nxitje për trurin e adoleshentit. Por, fuqia ushqyese e trurit mund të ketë lindur nga fjalët spontane të babait të tij. “Ky po të dojë, del me të gjitha notat 10-a”. Besimi që na japin të tjerët, e mbi të gjitha vetëbesimi, janë mes shtyllave më të rëndësishme të marrëdhënieve me njerëzit.

Si i flasim vetes, çfarë fjalësh i themi vetes tonë?! Mes tre miqve më të mirë, ju duhet të keni përfshirë patjetër veten tuaj. Këto dhe shumë mesazhe, Vasil Naçi, i “mbolli” në mendjet e mijërave të rinjve, sipërmarrësve dhe personave të etur për sukses.

#3 Konventa e shitjes: Fillo me kontaktet

E zhvilluar në Prishtinë, Konventa e II-të për menaxherët e shitjes mblodhi së bashku në fillim të Nëntorit ekspertë të shitjes për të ndarë idetë dhe çështjet e tyre të biznesit në shitje. Folës nga Sllovenia, Britania e Madhe, Zvicra, Shqipëria, si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të suksesshëm vendorë, u bënë pjesë e konventës së organizuar nga Denis Gafurri.

Ata ndanë eksperiencat dhe diskutuan për qasjen drejt të ardhmes me shitje kreative si dhe me këshilla për sukses në karrierë. Një trajnim i vetëm me më shumë se 12 profesionistë të shitjes. Kjo ditë është mundësia e gjithësecilit, të mësojë më shumë mbi shitjen dhe metodat e saj. Kontaktimi i klientëve dhe bisedat e tyre nga afër, janë këshilla kryesore për shitjet edhe në kohë moderne.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

#4 HRHub Albania: Inovacioni në Rekrutim

HRHub Albania, një nismë e re e duapune.com dhe DM Consulting Services e lindur si nevojë për të adresuar sfidat me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore në Shqipëri por edhe më gjerë, organizoi më 5 nëntor 2019, aktivitetin e parë “InnoRecruit – Diskutojmë së bashku inovacionin në rekrutim”. Në këtë aktivitet, HRHub Albania mblodhi së bashku drejtues të Burimeve Njerëzore, ekspertë, drejtues të kompanive dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar mbi inovacionin në rekrutim, për të adresuar problematikat dhe për të bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. HRHub Albania do të organizojë aktivitete të tjera tematike gjatë 2020 dhe viteve të tjera në vazhdim, duke synuar që të bëhet zëri kryesor i mendimit dhe veprimit inovativ në fushën e menaxhimit të kapitalit njerëzor.

#5 CBS lançon 5 platforma digjitale në 5 vjetorin e saj

Në Shtator, Creative Business Solutions (CBS) mbajti eventin e saj të parë vjetor me titull “Rritemi së bashku”, ku u lançuan pesë platforma digjitale inovative të krijuara nga CBS. Ato shihen si një urë lidhëse për bizneset dhe ndërmarrjet e përbashkëta.

Themeluesi dhe CEO i CBS, Enio Jaço, tha së, “Ne filluam duke krijuar produkte, që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme. Sot ne jemi të hapur për ndarjen e këtyre produkteve me të gjithë ata që janë të interesuar të rrisin investimet në biznesin e tyre”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

  • AgroWeb.org

Portal online për të jetuar shëndetshëm. Përmbajtja e tij arrin mbi 2 milionë persona në muaj. Platforma ka mbi 327,000 ndjekës në Facebook dhe është faqja më e njohur për shqiptarët në vend dhe jashtë saj.

  • LORES, sistemi dixhital i referimit të kredisë

LORES u lançua në vitin 2016. Ai siguron një system, përmes të cilit, të dhënat nga agrobizneset mund të mblidhen, përpunohen dhe dërgohen në bankat e nivelit të dytë në një format elektronik. Kjo lehtëson marrjen e vendimeve për hua. Përmes LORES, u disbursuan 6.

  • Impact Investing Initiative (I3)

Produkti i fundit inovator i CBS Enio Jaço prezantoi produktin e fundit që CBS do të sjellë së shpejti. Ekspertët e CBS janë duke punuar shumë për të lançuar Impact Investing Initiative. Jaço tha se nisma ka për qëllim investimet që kanë një ndikim pozitiv social, financiar dhe mjedisor. Ky është një koncept i ri jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

  • IntoAlbania

Informacion dhe transaksione. Një platformë one-stop për turistët IntoAlbania është një produkt digjital që ofron përvojë autentike për të huajt në Shqipëri. Turistët që duan të vizitojnë Shqipërinë mund të përdorin platformën për të blerë bileta fluturimi, për të prenotuar një hotel apo hostel, për të zbuluar atraksionet e duhura, restorantet, baret, turnetë, etj.

  • AgroTrade

Një urë lidhëse midis prodhuesve dhe blerësve të huaj Liana Suleymanova, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Ri në CBS, lançoi platformën AgroTrade, një nga më inovatoret në Shqipëri, kushtuar startup-it të një sistemi online për shkëmbimet tregtare të agrobizneseve midis Shqipërisë dhe tregjeve të huaja, një platformë online B2B që lidh bizneset në bujqësi me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare përmes procedurave të integruara 360° të tregtisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0