Cila është rritja e radhës për Shqipërinë? - Business Magazine Albania

Cila është rritja e radhës për Shqipërinë?


Numri i aplikimeve për regjistrimin e objekteve të Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave eshte rritur me 24 . 8 % gjatë periudhës 1 janar 2016-15 shtator 2016,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Ky përmirsim vjen sipas drejtoreshës së drejtorisë së ekzaminimit nga përmirësimi i cilësisë dhe shkurtimi i afateve në ekzaminim, kombinuar me shtimin e eventeve promovuese mbi njohjen dhe rëndësinë e Pronësisë sidomos në universitete. Ky institucion u ofron konsulencë të gjithë shpikësve për mbrojtjen ndërkombëtare të shpikjes kjo pasi shpikja nëse është e re çertifikohet vetëm në institucione europiane.

Sipas Bollanos sipërmarrjet shqiptare duhet të bashkëpunojnë më shumë me universitetet për të siguruar për bisnezet e tyre produkte të mbrojtura me patentë ose të prodhuara si rrjedhojë e një teknologjie të mbrojtur me patentë, duke siguruar avantazhe krahasuese në treg, si një mjet shumë i fuqishëm për zhvillimin e tyre dhe të vendit në përgjithësi.

 

 

burimi: gazetadita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0