Cila është kompania që ka kapur vlerën e 36 miliardë dollarëve në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Cila është kompania që ka kapur vlerën e 36 miliardë dollarëve në Shqipëri?


Deutsche Telekom ka arritur nivelin më të lartë të vlerës së markës në historinë e saj si kompani, në shifrën prej 36.4 miliardë dollarë amerikanë. Sipas renditjes së raportit vjetor të Brand Finance për 500 markat më të vlerësuara në botë, kjo është një rritje prej 10% nga vlerësimi i vitit të kaluar. Këto rezultate bindëse e bëjnë Telekom markën më me vlerë në fushën e telekomunikacionit në Europë, e ndjekur nga Vodafone dhe Orange.

“Që nga rihyrja në treg në vitin 2008, marka Telekom ka shënuar rritje të vazhdueshme në vlerë, me një rritje impresionuese prej 309%”,- u shpreh drejtori i brandit i Deutsche Telekom, Hans-Christian Schwingen, duke vënë theksin në suksesin afatgjatë të strategjisë së markës të ndjekur nga kompania.

Deutsche Telekom është gjithashtu marka më me vlerë gjermane në botë pas BMW, e ndjekur nga Mercedes-Benz, VW dhe Siemens. Ndërkohë, gjiganti Google është marka më me vlerë në mbarë botën, pasuar nga Apple dhe Amazon.

Çdo vit, Brand Finance përcakton markat më me vlerë në botë. Sipas kompanisë angleze të konsulencës, renditja në krye e Deutsche Telekom reflekton qëndrueshmërinë e strategjisë së kësaj marke. Gjithashtu, kjo kompani telekomunikacioni vazhdoi me sukses zhvillimin pozitiv të biznesit vitin e kaluar, ndërkohë që ka bërë investime afatgjata për cilësinë e rrjetit, novacionin dhe shërbimin e klientit, të gjithë këta elementë që kanë krijuar bazat për rritjen në vlerën e kësaj marke.

Sipas vlerësimeve në bazë të segmenteve gjeografike të tregut, T-Mobile US ka vazhduar rritjen e vrullshme nga viti i kaluar duke u shndërruar në operatorin e tretë më të madh dhe me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, thekson Brand Finance. Ndërsa në Gjermani, Deutsche Telekom ka performuar mjaft mirë, siç shihet nga rritja e përmirësuar e të ardhurave në tregun celular, përtej pritshmërive të kompanisë.

Shpjegimi i metodologjisë
Raporti Brand Finance Global 500 përpilon një renditje të 500 kompanive më të vlerësuara në botë sipas vlerës së markës. Kjo vlerë matet me dollarë amerikanë dhe data e vlerësimit është 1 janar, 2017. Vlerat e markave llogariten në bazë të pyetjes se cilat do të ishin tarifat e liçensimit që do të duhej të paguante një kompani nëse nuk e zotëronte këtë markë. Përveç vlerës së markës, për secilën nga 500 markat bëhet edhe një tjetër renditje e modeluar sipas shkallës së besimit dhe kjo vlerë përfaqëson një standard krahasues për fuqinë, rreziqet dhe potencialet e një marke, në krahasim me markat e rivalëve të saj.

burimi: blitz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0