Cila është ideja e ardhur nga vajza e klasës së pestë që Elon Musk e realizoi menjëherë? - Business Magazine Albania

Cila është ideja e ardhur nga vajza e klasës së pestë që Elon Musk e realizoi menjëherë?


Bota e biznesit shihet me një sy skeptik dhe  jo fort të realizueshëm sot.

Elon Musk, Tony Stark i botës reale, duket i lumtur që nuk bën gjëra, të cilat i bëjnë shumica e njerëzve.

Duket se atij nuk i intereson nëse ndokush mendon se është pak i çuditshëm. Ai kujdeset më tepër për të bërë diçka interesante. Kështu që, kur pa një letër nga një baba në Twitter – teknikisht një letër të shkruar nga babai i një vajze në klasë të pestë – ai e lexoi atë.

Ajo bëri një sugjerim të thjeshtë. Bria pëlqen shumë reklamat e bëra në shtëpi të Tesla, të cilat i sheh në intenet. Kështu që ajo mendon se Tesla duhet të mbajë një konkurs për të parë se kush mund të bëjë reklamat më të mira të bëra në shtëpi për Tesla-ën.

Fituesit, sugjeroi ajo, do i transmetohet reklama kudo. Dhe ndoshta ata do të marrin një Model 3 të Vezëve të Pashkëve ose një Supercharging falas për një vit.

Shumica e CEO-ve marrin shumë letra të tilla. Ata nuk i lexojnë ato natyrisht. Disa asistentë u dërgojnë shënime të sjellshme mbrapsht duke falenderuar shkruesit për interesimin e tyre.

Por në këtë rast, Musk u përgjigj: “Faleminderit për letrën e këndshme. Kjo tingëllon si një ide e mrekullueshme. Ne do ta realizojmë atë!”

Dhe Bria tani është me siguri vajza më e lumtur në Michigan.

Kjo nuk është përpjekja e parë e përgjigjeve të drejtpërdrejta të Musk në Twitter. Ai kur mori një ankesë të një konsumatori në Twitter, zbatoi menjëherë për të një zgjidhje në vetëm gjashtë ditë.

Ky nuk është një zakon i keq që mund ta ketë një CEO. Ajo përhap nocionin se idetë mund të vijnë nga kudo. Madje edhe ide të mira. Ai gjithashtu sugjeron se ato mund të miratohen shpejt. Megjithatë unë shqetësohem për Bria. Ajo shkruan në letrën e saj: “Shpresoj që kur të rritem të mund të ngas një Tesla”.

Këto lloj teknologjie duan që makinat të jenë më vetë-ngarje. Ata nuk duan që njerëzit të ngasin makina. Ata thonë se njerëzit vrasin shumë njerëz.

Këta persona iu besojnë makinave shumë më tepër. Ata janë njerëz shumë të çuditshëm.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0