Cila është e ardhmja e industrisë së makinave Tesla

Cila është e ardhmja e industrisë së makinave Tesla


Dekadat e fundit, marketingu në industrinë e makinave amerikane është bërë kryesisht për stilin, shpejtësinë dhe performancën e veçantë, ndërsa për sigurinë është bërë më pak marketing. 10 vitet e fundit makinat kanë kaluar nga simbol i statusit, konsumit dhe krenarisë në burime të shtrenjta dhe ndotëse. 

Tesla prodhoi makinën e parë në vitin 2008 dhe kushtonte 109,000$. Tesla Roadster ishte “bomba” në Kaliforni. Ajo solli risi në atë kohë në industrinë e makinave. Por, më e rëndësishmja, ngriti perceptimin e publikut se çfarë mund të jetë një makinë elektrike në të njëjtën mënyrë që Apple ndryshoi punën me kompjutera. Apple shndërroi në mënyrë magjike kompjuterat personalë në sende luksi.

Lexo: Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla, për vetëm një orë

Është interesante sesi Camaros dhe Mustangs, i prezantuan makinat e tyre të lira dhe modeste nga brenda. Por, ata përfaqësuan ndryshimin inovativ dhe rrënjësor, një triumf të teknologjisë dhe idetë që pronarët e tyre mund të ndanin. Detroit, ndërkohë, është “i njëjti”, i vjetër aq sa përpjekja e tyre, për të mos harruar të shkuarën cilësohet si një veprim “i marrë”.

Të gjithë prodhuesit kryesorë së shpejti do të nxjerrin në treg makina elektrike luksoze. Ato do të jenë të stiluara bukur, të shpejta dhe të shtrenjta. Mendoni për një makinë golf të zbukuruar të lidhur me një telefon Android dy-vjeçar. Gara dhe loja tashmë janë zhvendosur nga çeliku te sensorët inteligjentë, ndërsa smartfonët varen plotësisht nga madhësia e grupit të të dhënave. Gara për të ndërtuar makinën më të zgjuar tashmë mund të jetë duke hyrë në fazat e saj përfundimtare. E mira bëhet më e mirë, e keqja përkeqësohet.

Kjo u bë e qartë këtë javë kur çmimi i aksioneve të Tesla-s u rrit me 20% në ditë, duke arritur në 130 miliardë dollarë fitime. Ndërkohë, Ford po raporton një humbje prej 1.7 miliardë dollarë. Ford po lufton për të zënë vend në treg. “Unë nuk mendoj se kjo kompani mund të vazhdojë ta shndërrojë botën e vjetër në një botë të re”, tha CEO Jim Hackett.

Lexo: Tesla kalon Volkswagen duke kapur shifrën e 100 miliard dollarë

Gjithçka ka të bëjë me numrat dhe nga fundi i vitit 2019 janë shitur afër 900 mijë Tesla. Këto automjete të shitura po japin çdo ditë përvojën e markës, sjelljet e shoferit, raportet e performancës në sistemet inteligjente në Palo Alto, Kaliforni. Askush në Detroit nuk ka as një pjesë të vogël të këtij numri makinash në rrugë. GM mund të jetë duke shpenzuar disa miliardë për të ndërtuar një fabrikë të re, por do të duhen vite për të marrë numrat e prodhimit dhe shitjeve.

Në fakt, nuk është për t’u habitur të shohësh që Tesla do të zhvillojë një fluks tërësisht të ri të ardhurash.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0