Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla, për vetëm një orë

Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla, për vetëm një orë

~2 minuta lexim


Pasuria e Elon Muskut u rrit për 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Tesla-s u rritën më shumë se sa pritej.

Në bursën e New Yorkut, stoku i prodhuesit të veturave elektrike, i cili më herët ishte mbyllur në vlerën e 580,99 dollarëve, u rrit me 12 për qind, duke kapur shifrën 649 dollarë.

Lidhur me këtë, sipas Indeksit të Miliarderëve të llogaritur nga Bloomberg, kjo rriti vlerën neto të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk në rreth 34 miliardë dollarë.

Musk zotëron rreth një të pestën e aksioneve të Tesla-s, e cila përfshin pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Megjithatë shumica e pasurisë së tij u është dedikuar fuqishëm së fundi kërkimeve teknologjike hapësinore, të llogaritura në rreth 14.6 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla-s kanë pasur një tendencë pozitive që nga muaji tetor, kur kompania gjeneroi një fitim të papritur në tremujorin e tretë.

Msn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0