Tesla kalon Volkswagen duke kapur shifrën e 100 miliard dollarë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 23/01/2020

Tesla kalon Volkswagen duke kapur shifrën e 100 miliard dollarë

Share
nga Admin
Jan 23, 2020
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Tesla ka arritur të rendisë Volkswagen në vendin e dytë në botë përsa u përket prodhuesve të makinave. Kjo vjen si pasojë e një rritjeje të shpejtë të aksioneve të Tesla, gjë që solli dhe rritjen e vlerës se kompanisë në treg në më shumë se 100 miliard dollarë.

Aksionet e Tesla janë më shumë se dyfishuar që nga tetori i kaluar, kur kompania raportoi fitime të shtuara.

Aksionet u rritën me 4% të mërkurën, duke i renditur ata në vend të dytë pas Toyota.

Gjithsesi, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që kompania e Musk ka akoma shumë rrugë për t’u përballuar me prodhuesin gjigand japonez, pasi Toyota momentalisht ka një vlerë tregu prej 230 miliardë dollarë.

Disa analistë thonë që rritja e aksioneve të Tesla vjen si pasojë e arritjes së objektivave të kompanisë. Në muajt e fundit, Tesla inaguroi një fabrikë të re në Shanghai, me anë të të cilës arriti objektivat e prodhimit.

Këtë muaj Tesla raporton të këtë dorëzuar më shumë se 367.500 makina vitin e kaluar, më shumë se 50% nga viti 2018. Investitorët presin që fabrika e re të shërbejë si një trampolinë, e cila do t’u bëjë të mundur shtrirjen në një pjesë më të gjerë në tregun kinez.

Pavarësisht rritjes, shitjet e Teslas qëndrojnë relativisht të vogla, përballë konkurrentëve të saj.

Volkswagen dorëzoi më shumë se 11 milionë makina vitin e kaluar, ndërsa Toyota më shumë se 9 milionë në 11 muajt e parë të vitit 2019.

BBC