Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë

Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë


Shkurti është muaji i pranverës së hershme dhe muaji i dashurisë. Shkurti shënon dhe fundin e dimrit, dhe në këtë muaj në Tiranë ndihen shpërthimet e para të pranverës me çeljen e mimozave. Dita zgjatet dhe njerëzit ndihen më të motivuar për të shëtitur më shumë apo për të qendruar në bare dhe restorante. Është koha kur fillojnë dhe shtohen udhëtimet në natyrë. Jeta kulturore fillon të gjallërohet më shumë me programin e ri të shfaqjeve dhe eventeve në kryeqytet.

Por çfarë gjërash interesante mund të bëni në Shkurt në Tiranë? Ne ju ofrojmë disa sugjerime për ju. Nëse jeni të interesuar për ture ditore, ture kulinarie, ture të komunizmit etj, ne mund t’ju ndihmojmë me organizimin e tyre.

Për herë të parë në Tiranë do të mbahen festime për Vitin e Ri Kinez, të njohur ndryshe si Festivali i Pranverës dhe Viti Hënor në të gjithë botën. Ky festival shumëngjyrësh fillon në ditën e fundit e muajit të fundit të kalendarit Kinez hënor dhe mbaron në ditën e 15-ë të muajit të parë me një spektakël të festivalit të  fenerëve.  Në 2019, Viti i Ri Kinez festohet në 5 Shkurt, këtë vit i bie “Viti i Derrit”. Eventi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

14 Shkurti, Dita e Shën Valentini është kryefjala e këtij muaji. Në Shqipëri, Shën Valentini ka filluar të festohet masivisht dekadën e fundit. Kjo është një ditë simbolike për të gjitha çiftet që zgjedhin ta kujtojnë këtë ditë duke suprizuar të dashurit e tyre me dhurata apo dedikime të ndryshme. Të shumta janë zgjedhjet për të festuar këtë ditë: disa preferojnë një udhëtim, disa një darkë romantike , dhe disa me dhurata të personalizuara.

Një ditë e rëndësishme është dhe për bizneset, veçanërisht hotelet dhe restorantet që përgatisin ofertat e tyre speciale për Ditën e Shën Valentinit.

Nëse doni të kaloni Shën Valentinin në një hotel në Tiranë, këtu gjeni hotelet që ne rekomandojmë.

Nëse darka romantike është ajo që dëshironi, këtu gjeni një listë me restorante në Tiranë që ja vlen t’i hidhni një sy.

Ndërsa për personat që janë vetëm këtë Shën Valentin, ka plot gjëra që mund të bëjnë. Mund të marrin kohë dhe të vizitojnë atraksionet kryesore të shpërndara nëpër qendrën e qytetit. Jeta e natës s’ka pse të kthehet në bezdi në 14 Shkurt, pasi janë të shumtë ata që zgjedhin të argëtohen me shoqërinë e tyre single në baret e Tiranës.

Me mbylljen e muajit Shkurt mbyllet edhe konkursi fotografik #TiranaWinter2019. Ndaj, mos harroni, nëse keni foto nga Tirana, të shkrepura edhe gjatë ditës së Shën Valentinit, mund t’i postoni në rrjete sociale me hashtagun e konkursit dhe mund të keni fatin të jeni një nga fituesit  e këtyre çmimeve.

/VisitTirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0