Çfarë po ndodh në këto momente në botë? Ja ngjarjet më të rëndësishme.

Çfarë po ndodh në këto momente në botë? Ja ngjarjet më të rëndësishme.


Ja cilat janë 10 ngjarjet më të rëndësishme që po ndodhin në botë, në këto momente.

1. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të flasë privatisht me këshilltarin special Robert Mueller. Trump u shpreh se është duke pritur të intervistohet mbi përzierjen e Rusisë, në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Shtëpia e Bardhë, tha më vonë se Trump foli nxitueshëm, por përsëriti dëshirën e tij për të bashkëpunuar.

2.Kryeministrja britanike Theresa May, do të flasë në Davos dhe do të akuzojë mediat sociale, për dhënie ndihme ndaj terroristëve. May do të takojë gjithashtu Presidentin Trump, për herë të parë pasi ai anulloi vizitën e tij në Britaninë e Madhe.

3.Korea e Veriut bëri thirrje për unifikim me Korenë e Jugut, në një njoftim të rrallë. Korea e Veriut tha se kërkon të “promovojë kontaktin, bashkëpunimin dhe udhëtimin” midis tyre dhe Koresë Jugore, pa ndihmën e shteteve të tjera.

4.Sanksione të reja drejtohen ndaj Koresë së Veriut. SHBA vendosi sanksione mbi 9 entitete, 16 njerëz dhe 6 anije koreano veriore, të akuzuara se ndihmojnë programin.

5.Wall Street dhe Citadel, po mbajnë një kompeticion ndërbotëror të dhënash. Kompeticioni do të zgjerohet më tej në Europë dhe Kinë dhe pritet të tërheqë talente të reja të teknologjisë.

6.Turqia do të zgjerojë operacionin e saj ndaj forcave Kurde ne Siri, pavarësisht rrezikut të një përballje me Kombet e Bashkuara. Presidenti Trump paralajmëroi Turqinë që të heqë dorë nga operacionet ushtarake, për të shmangur përplasje.

7.Google zbulon hapjen e një kompanie të mbrojtjes kibernetike. Kompania e re, pritet të zbrapsë sulmet kibernetike përpara se të futen në rrjetin e organizatave.

8.Ish mjeku i ekpit Olimpik të SHBA, Larry Nassar, u dënua me 175 vite burg. 100 femra dhanë deklarata duke e akuzuar atë, për ngacmim seksual.

9.Një milioner 19 vjeçar në fushën e bitcoin, po udhëton nëpër botë në kërkim të një ekipi ëndrrash, për të krijuar një alternative ndaj botës së korruptuar të kriptovalutës. Erik Finman, u bë i njohur vitin e kaluar kur vlera monedhave të tij virtuale bitcoin, arritën vlerën $1 milion, duke bërë që të fitonte një bast me prindërit e tij dhe të mos kishte nevojë për të shkuar në universitet.

10.Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al Sisi, është kandidati i vetëm i mbetur në garën presidenciale në vend. Kundërshtarët e tij, janë arrestuar ose janë larguar nga gara, duke e lënë atë si kandidatin e vetëm në këto zgjedhje.

Burimi: Businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0