Në një zbulim tronditës të hënën, CNBC raportoi se Amazon dëshiron të padisë Presidentin Donald Trump për të përcaktuar, nëse ai personalisht luajti një rol në sigurimin e 10 miliardë dollarëve Microsoft dhe jo Amazon. Ai dha një kontratë qeveritare prej 10 miliardë dollarë për shërbimet e Cloud të ofruara në Pentagon, e njohur si Infrastruktura e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve të Bashkuara (JEDI).
Për CNBC, Amazon tha se dëshiron të përcaktojë nëse Trump ndërhyri në operacionet qeveritare për përfitime të tij personale, gjë që sipas kompansë, ai e ka bërë më parë.
Lexo: Trump i vendos Bezos një pseudonim të ri ndërsa tallet me divorcin e tij
“Presidenti Trump ka demonstruar në mënyrë të përsëritur gatishmërinë e tij për të përdorur pozicionin si president dhe komandant i përgjithshëm për të ndërhyrë në funksionet e qeverisë, përfshirë prokurimet federale, për interesa të tij”, tha zëdhënësi i Amazon. “Ruajtja e besimit të publikut në proçesin e prokurimit të vendit kërkon të zbardhet proçesverbali administrativ. Çështja është nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të lejohet të përdorë buxhetin e DD për të ndjekur qëllimet e tij personale dhe politike”?
Bezos dhe Trump janë në mosmarrëveshje prej vitesh. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj The Washington Post, që zotëron Bezos dhe ka thënë, që Bezos e përdor për të sulmuar atë dhe administratën e tij. Këtë akuzë, Post dhe Bezos e kanë mohuar. Trump gjithashtu ka akuzuar Amazon për mospagimin e taksave të mjaftueshme dhe për mbingarkimin e pjesës më të madhe të tatimeve jashtë shtetit. Ai madje ka kritikuar Amazon për pagesat e saj ndaj Shërbimit Postar të Sh.B.A-së.
Bezos, të cilin Trump e ka quajtur “Jeff Bozo”, ka goditur Trump-in në raste të shumta dhe ka synuar veçanërisht mbrojtjen e shtypit dhe lirinë e shtypit kundër sulmeve të vazhdueshme të Trump.
Lexo: Bill Gates mbetet amerikani më i pasur. Donald Trump në fund të listës
Por, Amazon dhe Bezos zbuluan diçka të padrejtë vitin e kaluar, kur Departamenti i Mbrojtjes njoftoi planet për t’ia dhënë Microsoft-it dhe jo Amazon kontratën e re të JEDI prej 10 miliardë dollarësh. Menjëherë pas kësaj, Amazon ngriti një padi kundër qeverisë, duke thënë se proçesi i tenderimit kishte “mangësi, gabime dhe paragjykime të paqarta”.
Deri më tani, presidenti nuk ka komentuar për lëvizjen e Amazon. Por, një gjë është e sigurt, lufta midis Trump dhe Bezos sapo ka filluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto