TV është ende “shumë, shumë i rëndësishëm për biznesin tonë“, tha ai gjatë një prezantimi në një konferencë për industrinë e pijeve në Nju Jork. Për të provuar idenë e tij, ai tregoi një prezantim duke deklaruar se “TV ende ofron ROI-n më të mirë të të gjithë kanaleve të mediave.” Të dhënat mbi prezantim ishin që nga viti 2014 – por ajo tregoi se investimet në TV të Coca-Cola ishin kthyer me 2.13 $ për çdo dollar të shpenzuar në të.
“Ne po përpiqemi shumë seriozisht për të transformuar kompaninë tonë, që ta bëjmë atë një kompani dixhitale, por kjo nuk është vetëm për të nxjerrë reklamat në mediat sociale”, tha ai. Ai tregoi një slide ku deklaroi: ” Media sociale është strategjia për ata që nuk kanë një strategji të vërtetë dixhitale.”
Coca-Cola është shpenzuesi i 13-të më i madh në botë për reklamat. Pra, çdo ndryshim që kompania bën në strategjinë e saj për media do të ndihet nga partnerët e saj të panumërt të agjensisë, si dhe nga botuesit dixhitalë dhe mediat sociale që bartin reklamat e Coco-Cola-ës.
Kompania po rimendon që qasjen e saj ta bëjë më efikase dhe më pak të shpërndarë. Në dixhitalizim, “ne jemi duke investuar shuma të mëdha parash”, por “historikisht ndoshta jo në mënyrë të zgjuar”, tha zoti de Quinto. Ai dha një shembull: “Coca-Cola shkon përafërsisht në 300 aplikacione në të gjithë botën. Por shumica e këtyre Aplikacioneve, kanë më pak se 50.000 përdorues ose 100.000 përdorues. Kjo nuk është asgjë,” tha ai.
Qasja e re dixhitale e Coca-Cola do të udhëhiqet nga David Godsman, një ish-ekzekutiv i Bankës së Amerikës që më 5 dhjetor iu bashkua Coca-Cola-ës në rolin e sapokrijuar të kryeshefit të marketingut dixhital. Në kompani, ai do të jetë i ngarkuar me udhëheqjen e “transformimit dixhital të marketingut global dhe lidhjen e sistemit rreth një axhende të vetme marketingu dixhital.”
Reklamat televizive kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën “Shijoni Ndjenjat” të Coca-Cola-ës, e cili filloi në janar. Përpjekja, e cila u drejtua nga Z. de Quinto, është pjesë e një ndryshimi të madh strategjik, me të cilin Coca-Cola është duke marrë qasje të “një marke” që bashkon varietete të shumta si Coca-Cola Dietike dhe Coca-Cola Zero sheqer në një fushatë të vetme globale, me spote të ndryshme. Reklama është përpjekur që të vendosi të gjitha shishet dhe kanaçet e Coca-Cola-ës në qendër të çdo reklame.
Z. de Qunito ka një filozofi që marketingu i Coca-Cola duhet të balancojë vlerat e markës me përfitimet e produktit. Kjo përkthehet në reklama që kërkojnë të tregojnë një histori, por edhe gati çdo skenë tregon njerëz që pinë Coca-Cola. “Në qoftë se ju dëshironi që njerëzit të duan të pinë Coca-Cola, ju lutem shfaqni njerëz, të cilët duan të pinë Coca-Cola,” tha ai gjatë prezantimit të tij.”Ne po shkojmë në rrënjët që e bënë Coca-Cola-ën një markë të madhe.”
“Vlerat e markës i bëjnë njerëzit ta duan markën tuaj më shumë. Por në qoftë se ju nuk do iu shpjegoni gjeneratave të reja se çfarë është kategoria, atëherë të gjitha kategoritë e tjera do fillojnë t’iu sulmojnë,” tha ai.
“Disa njerëz mendojnë se është shumë komplekse për të ofruar dy gjëra në të njëjtën reklamë.” Ai nuk është dakord. “Në qoftë se një agjensi më tregon mua se unë duhet të zgjedh midis njërës ose tjetrës, atëherë zgjedhja ime është e qartë – unë do të ndryshoj agjensi.”
Qasja e zotit de Quinto ka qenë që të mbështetet nga agjensitë e shumta për “Shijoni Ndjenja”, në vend që t’ia dorëzojë atë një dyqani të vetëm. Agjensitë që kanë punuar në lançimin e fushatës përfshijnë Ogilvy New York, Sra. Rushmore i Madridit, Santo e Buenos Aires dhe Mercado-McCann i Argjentinës. Dyqane të tjera të tilla si Wieden dhe Kennedy, janë përgjuar gjatë rrugës.
burimi: adage.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.