Çfarë ndodhi në ekosistemin shqiptar të sipërmarrjes në tre muaj - Business Magazine Albania

Çfarë ndodhi në ekosistemin shqiptar të sipërmarrjes në tre muaj

Eventet

Edhe pse vera erdhi e nxehtë këtë vit dhe eventet e biznesit filluan të rrallohen, disa nga iniciativat më të mëdha u finalizuan në po këtë periudhë në ekosistemin e sipërmarrjes. Eventet e biznesit gjejnë pjesëmarrje nga të apasionuar pas biznesit, startup-eve dhe teknologjisë, por një hallkë e rëndësishme është pjesëmarrja e frymës rinore dhe risitë që sjell mosha e tyre.

Për të ndërtuar baza të forta në ekosistemin tonë duhet t’u injektojmë të rinjve sa më herët  mendësinë e zhvillimit dhe inovacionit. Për këtë, ICT Awards ka qenë një ndër aktivitetet e para që ka kontribuar, duke vendosur fokusin në teknologji, startup-e dhe inovacion. Këtë vit, ICT Awards festoi përvjetorin e 10-të në një mbrëmje gala në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mbrëmja filloi me ndarjen e çmimeve me kategorinë ICT, Diploma e Vitit. Fitues i këtij çmimi u shpall Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.” 

“Momenti, kur ministrja e ekonomisë së Kosovës, Dr. Artane Rizvanolli thirri emrin tim, isha shumë i lumtur për arritjen dhe për punën që kisha zhvilluar. Nuk e prisja, por gjatë ditës kisha një ndjesi dhe kjo u konkretizua me marrjen e çmimit.”, u shpreh Kristi për Business Magazine.

Çmimi i dytë i mbrëmjes, ICT, Ylli në Ngritje 16-21 vjeç iu akordua Leart Qefalia me projektin “Asistenti Mjekësor.”, ndërkaq Andi Mashkulli me projektin “Travigo” u shpall fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç. Ai konkurroi me MasterMinds me projektin Robot Game…

Për të lexuar artikullin e plotë me eventet e tre muajorit të dytë 2022 abonohuni në Business Magazine ose porosisni Business Magazine 29 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0