Çfarë na bën në të vërtetë të lumtur në punë? - Business Magazine Albania

Çfarë na bën në të vërtetë të lumtur në punë?


Shumica prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në punë. Në fakt, studimet tregojnë se mesatarisht një person shpenzon rreth 45 orë në javë në zyrë.

Edhe kur jemi jashtë orarit, shumë prej nesh ende nuk largohen nga puna. Falë smartphone-ave, është i lehtë kalimi i mbrëmjeve dhe fundjavave duke kontrolluar email-et apo përgjigjet e thirrjeve telefonike. Pra, me kaq shumë përkushtim të jetës tonë në punë, duket se më shumë se kurrë punët tona na bëjnë të lumtur. Por, ashtu si në jetën e përditshme, receta për lumturinë nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar.

Mikkel Hundborg, një “Konsulent i Lartë në Institutin e Kërkimeve për Kënaqësinë në Punë” brenda Krifa, me bazë në Danimarkë ka zbuluar çfarë mund të na bëjë të lumtur në punë. Ata specializohen për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe të plotësuar në punë.

Pra, çfarë na bën ne në të vërtetë të lumtur?  

“Ka një gjë që qëndron mbi çdo gjë tjetër, kur bëhet fjala për t’i bërë njerëzit të lumtur në punë – dhe kjo është të paturit një qëllim”, thotë Mikkel. “Kjo nuk do të thotë vetëm gjetja e një qëllimi të lartë, të tilla si shpëtimi i planetit apo ndihma e njerëzve në nevojë.”

“Këto lloj gjëra janë të rëndësishme, sigurisht. Por edhe më e rëndësishme është që të ketë një qëllim personal, të brendshëm. Kjo me të vërtetë drejton lumturinë në punë.”

Por si mund të krijosh një ndjenjë qëllimi?

Për Mikkel, kjo ka të bëjë me të qenit në rolin e duhur dhe të bërit një punë, në të cilën ju jeni të aftë. “Qëllimi është krijuar kur ju jeni krenarë për punën tuaj dhe ndiheni se jeni një pjesë e rëndësishme dhe e nevojshme e kompanisë.”

“Pasi të keni qëllimin, ju keni themelin për lumturinë në punë.”

Mikkel ndihmoi në kërkimet e “Indeksi i kënaqësisë në punë (Job Satisfaction Index)” në partneritet me “Happiness Research Institute”. Raporti heton atë që i bën të lumtur njerëzit në punë.

“Hulumtimi që bëmë vuri së bashku raportin dhe na tregoi se faktori i dytë më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u ndjerë i lumtur në punë është ajo që ne e quajmë “zotërim”,” shton Mikkel.

“Mjeshtëria ka të bëjë me t’u ndjerit element thelbësor në rolin tuaj – por edhe se ju keni mësuar dhe jeni zhvilluar. Është e lidhur ngushtë me ndjenjën se ka një përputhje mes detyrave, me të cilat punoni dhe talenteve tuaja.”

Përbërësi i tretë në recetën e Mikkel për lumturinë për punë është lidershipi.

“Lumturia jonë në punë është e lidhur direkt me marrëdhëniet tona me njerëzit apo personin që na udhëheq”, thotë Mikkel. “Është e domosdoshme që ne t’u besojmë shefave tanë dhe të shkojmë mirë me ta.”

Ndërsa gjëra të tilla si udhëheqja e mirë kanë treguar se bëjnë ndryshim drejt lumturisë në punë, por ka dhe gjëra që disa shefa mendojnë se bëjnë një ndryshim – por në të vërtetë ndodh e kundërta.

“Një bonus, një rritje në detyrë apo një event social mund t’i japin punonjësit një nxitje afat-shkurtër, por kjo nuk do ketë ndonjë ndikim të vërtetë në lumturinë, sepse kjo nuk iu ndalon nga stresi dhe nuk do e bëjë punën që ju keni më kuptimplotë,” thotë ai.

Duket sikur gjërat që janë të nevojshme për të na bërë të lumtur në punë janë shumë të ngjashme me ato që na bëjnë të lumtur si qenie njerëzore: besimi, drejtësia, mirënjohja, qëllimi dhe marrëdhëniet e mira.

Ndoshta është koha për të ndaluar së menduari në lidhje me rritjen e ardhshme të pagës dhe të filloni të mendoni për të shtuar kuptimin e roleve tuaja dhe të njihni më mirë kolegët tuaj.

burimi: Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0