Çfarë mund të mësojmë nga inagurimi i fundit i Cybertruck dhe Elon Musk?

Çfarë mund të mësojmë nga inagurimi i fundit i Cybertruck dhe Elon Musk?


Nga Laidi Ferruni, sipërmarrës

Në botën e sipërmarrjes ka shume modele suksesi që më pëlqen të ndjek dhe të mësoj prej tyre. Elon Musk është një nga ato modele që nuk kam si ta ndjek veçse duke parë çfarë bën.

Veprat dhe hapat që ai ndjek janë thjesht jashtë kufijve që çdo rrugë tradicionale përcakton.

Lexoni më shumë këtu për inaugurimin e Cybertruck:

https://businessmag.al/deshton-makina-anti-plumb-e-kompanise-tesla-gjate-prezantimit-live/

Gjatë viteve, Tesla ka qenë dhe është një nga kompanitë e rralla, që thjesht shtyjnë limitet e asaj çfarë është e mundur, ose perceptojmë ne si të mundur, vazhdimisht dhe herë pas here.

Elon Musk është vizionari dhe drejtori i Tesla dhe SpaseX (një kompani për ata/ato që nuk e dinë, që punon me Nasa për të lançuar raketa në hapësirë).

Përgjatë viteve Musk ka bërë inagurim mbas inagurimi duke thyer pritshmëritë e fansave të industrisë së automobilave nëpër botë. Por çfarë mund të mësojmë nga Musk?

Përsonalisht si sipërmarrës, ndoshta mesazhi më i madh që më bën të nxjerr përmblidhet në një fjalë: guxim.

Sado klishe të tingëllojë, sado që e kemi dëgjuar 1000 herë, sado çdo hartim, çdo film apo çdo histori suksesi e reklamon, guximi është thjesht një nga ato gjëra që nuk ka shkollë, teknikë, apo strategji që mund të na mësojë.

Çfarë më lë gjithmonë me gojë hapur tek iniciativat e Elon Musk, është absurditeti i objektivave që ka, disiplina dhe mënyra intensive që ndjek për të arritur ato dhe mbi të gjitha, një aftësi që është më e vështirë se çdo gjë tjetër në sipërmarrje: guximi për të rrezikuar çdo gjë, për hir të progresit.

Nëse ndjekim me vemendje hapat që Musk dhe Tesla apo SpaceX ndërmerr, asnjë prej inagurimeve apo
hapave që bëhen, nuk ndërlidhen me hapat që do ndiqte një kompani e thjeshtë tradicionale, qoftë edhe korporatë.

Një shembull perfekt i asaj që dua të ilustroj nëpërmjet këtij mesazhi ishte inagurimi i fundit i Cybertruck në Kaliforni.

Lexoni gjithashtu:

A ishte thyerja e xhamave të kamionçinës Cybertruck diçka e planifikuar nga Tesla?

Ndërkohë që industria e mini-kamionave (Trucks) në Amerike është një nga industritë më të suksesshme në vend, vetë industria dhe prodhimi i këtyre automjeteve ka qënë relativisht i njëjtë për 100 vite… Deri sot.

Pavarësisht faktit që e prisnim një automjet shumë të mirë nga Tesla dhe me elektricitet, ajo që nuk prisnim
ishtë një dizajn aq jashtë normave sa ai që pamë gjatë eventit.

Dhe pikërisht kjo më bën të reflektoj mbi natyrën e sipërmarrjes…

Më kujton natyrën që kishtë Apple përgjatë kohës që jetonte Steve Jobs dhe më kujton ato pak raste në histori ku një kompani arrin të ndryshojë çdo gjë. Pse?

Vetëm sepse ka guximin të rrezikojë gjithçka për të arritur në nivelin tjetër.

Lloji i mendësisë që duhet për të ecur në këtë mënyrë në biznes është shumë i rrallë dhe e sheh vetëm tek një numër i vogël i sipërmarrësve.

Çfarë kam arritur të kuptoj nga ky inagurim, është që duhet të rrezikoj më tepër, të jem më ambicioz me objektivat e mia dhe të shtyj vazhdimisht limitet e asaj që mendoj se është e mundur.

Sa ëndrra apo objektiva kemi pasur, por nuk kemi guxuar t’i nxjerrim nga sirtari, vetëm sepse na janë dukur tepër ambiciozë apo jo-realistë.

Çfarë po na pengon tani, në këtë moment për të hedhur një hap drejt asaj që na entuziazmon dhe frikëson njëkohësisht?

A është frika?
A është mungesa e besimit?
A është përtesa?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0