Çfarë këshille do ju jepnit studentëve?

Çfarë këshille do u jepnit studentëve?


Çfarë këshille do u jepnit studentëve?

Ishte një pyetje mjaft interesante e ngritur në Quora, në rrjetin social ku pyetjet përgjigjen nga njerëz të specializuar. Kjo pyetje morri përgjigje nga Andrew Ng, bashkëthemeluesi i platformës së edukimit online Coursera.

Kur vendosni të shpenzoni kohën tuaj, merrni parasysh dy kritere:

  • Nëse ajo që po bëni, po ndryshon botën.
  • Sa do të mësoni.

Edhe sot , këto dy kritere më ndihmojnë të vendos se si do ta shpenzoj kohën.

Shoqëria e sotme i jep mundësi të shumta individëve për të ndryshuar botën. Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale dhe komunikimeve moderne, idetë dhe produktet mund të shpërndahen shumë më shpejt se më parë. Me ide të mira dhe ekzekutimin e duhur, çdo person mund të ndihmojë të tjerët në planetin tonë. Pyesni veten: Nëse ajo që po merreni ka një sukses të madh, a do të ndihmojë të tjerët? Nëse jo, kërkoni për diçka tjetër sepse ju nuk po përdorni gjithë potencialin tuaj.

Së dyti, kur jeni akoma të rinj, mos nënvlerësoni investimin në edukimin tuaj. Përkufizimi im për të rinjtë, është çdo individ më i vogël se 100 vjeç. Çdo gjë që mësoni do ju vlejë në të ardhmen. Gjithsesi kjo nuk do të jetë e lehtë. Kur ju nuk jeni më në shkollë, investimi në edukim nuk ka përfitime të shpejta. Ju nuk do të keni mësues që t’ju rrinë mbi kokë dhe t’ju motivojnë për të studiuar nëpërmjet vlerësimit. Gjithsesi nëse frymëzoni veten duke lexuar, duke menduar dhe duke folur me të tjerët për të mësuar gjëra të reja, atëherë për pak kohë do të jeni shumë të talentuar në fushën tuaj të studimit. Për veten time, unë e adhuroj leximin.

Unë kam mbi 1000 libra në Kindle dhe shpenzoj shumë kohë gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave duke lexuar. Leximet e mia përfshijnë kërkime akademike, libra për strategji biznesi, inovacionin, produkte, biografi të njerëzve që adhuroj etj. Shpeshherë marr kurse online dhe diskutoj me njerëz që mund të mësoj gjëra të reja, qofshin këta miq apo të njohur. Proçesi i të mësuarit do t’ju ndihmojë të vendosni me çfarë të merreni në të ardhmen. Kur shikoni shembuj të tjerë se si ia kanë dalë të ndryshojnë botën, ju do të keni më shumë ide se çfarë duhet të bëni për ta ndryshuar vetë botën.

Për ta përmbledhur: Vazhdoni të investoni në edukimin tuaj, edhe kur është e vështirë. Vazhdoni të kërkoni se çfarë mund të jepni dhe kontribuoni për të ndihmuar njerëzimin.

 

/ Publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0