Çfarë i ndodh trurit nëse mendoni më tepër se duhet?! - Business Magazine Albania

Çfarë i ndodh trurit nëse mendoni më tepër se duhet?!

Nëse ndiheni të rraskapitur në fund të një dite të rëndë në punë, ka mundësi që të keni menduar shumë. Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri (në tru) mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen  e vendimeve.

Hulumtuesit analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupe njerëzish në një ditë pune. Njëri grup u ngarkua me detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu kërkua të kryente versione më komplekse të të njëjtave detyra njohëse. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i bebes së syve, u regjistruan vetëm te grupin që kryente detyra më komplekse.

Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, kërkuesit e Spitalit Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me intensitet të lartë nxit grumbullimin e glutamatit  një substancë kimike që përdoret nga qelizat nervore për të transmetuar sinjale te qelizat e tjera në korteksin paraballor.
Lexo: Panelet diellore: 136 aplikime në 24 orë

Menaxhimi i niveleve të tepërta i bën më të vështira aktivitetet e tjera të korteksit paraballor, si planifikimi, procesi vendimmarrës, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime që kërkojnë pak përpjekje dhe me shpërblim të lartë, ndërkohë që fillojnë të ndiejnë lodhjen mendore.

Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme hamendësonin se lodhja ishte një iluzion i krijuar nga truri për të na ndalur në atë që po bëjmë dhe për të na shtyrë drejt një aktiviteti më të këndshëm.

“Por rezultatet tona tregojnë se puna njohëse nxit një ndryshim të vërtetë funksional  grumbullimin e substancave të dëmshme  pra lodhja do të ishte një sinjal që na bën të ndalim së punuari, por për një qëllim të ndryshëm: ruajtjen e integritetit të funksionimit të trurit”.

Studiuesit thanë se monitorimi i ndryshimeve të substancave kimike në korteksin paraballor, mund të sjellë ndërlikime praktike, si për shembull ndihma në zbulimin e lodhjes rraskapitëse mendore për të shmangur burnout në vendin e punës.bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0