Çfarë duhet të bëni çdo mëngjes për një ditë të suksesshme - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëni çdo mëngjes për një ditë të suksesshme

Gjithmonë na duket sikur ka një mori gjërash për të bërë çdo mëngjes, sikur fillimi i ditës mbushet shpejt me punët për të kryer, planet për të bërë për pjesën tjetër të ditës, dhe lista e detyrave bëhet më e gjatë. Por, nga ato gjëra që duhet të bëni çdo mëngjes, disa janë thjesht të nevojshme, ndërsa disa të tjera mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për ditën dhe ta bëjnë atë më produktive. Këtu janë katër gjëra për të bërë çdo mëngjes, që mund t’ju përgatisin për një ditë të suksesshme.

1. Hidratim

Para çdo gjëje tjetër, përveç ndoshta larjes së dhëmbëve, sigurohuni që të pini ujë. Fillimi i ditës me rreth një litër ujë para se të pini filxhanin e parë të kafesë është ideale. Ajo që është gjithashtu e mrekullueshme është një gotë ujë të nxehtë me limon dhe pak mjaltë.

2. Të ushqyerit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ngrënia e një mëngjesi të duhur, të larmishëm dhe me vlera ushqyese, ka në fakt shumë përparësi që nuk vlerësohen shpesh, veçanërisht me rritjen e popullaritetit të dietave, si agjërimi i pjesshëm (intermittent fasting). Por, ngrënia e një mëngjesi ushqyes, jo vetëm që ju jep energjinë që ju nevojiten për të filluar ditën me këmbën e duhur, por gjithashtu bën që të nisni siç duhet ditën tuaj të punës.

3. Lexim

Nëse mund të shpenzosh gjysmë ore për të parë Instagramin çdo mëngjes, mund të shpenzosh 15 minuta për të lexuar dhe për të marrë informacion në një formë tjetër. Pavarësisht nëse vendosni se lajmet që dëshironi të lexoni janë në telefonin tuaj, ose në gazetën tuaj të mëngjesit, ose dëshironi të kaloni 20 minuta me kafenë tuaj, apo te nisni leximin e atij romanit të shumëpërfolur që keni blerë, ideja nuk është se çfarë lexoni, por kultivimi i praktikës së leximit, që ka rëndësi, si dhe hapja e vetes ndaj informacioneve të reja.

4. Aktivitet fizik

Shihni rutinën e mëngjesit të çdo milioneri, miliarderi ose themeluesi kompanie dhe do të gjeni patjetër një formë aktiviteti fizik, si një element kryesor në listë. Nuk është thjesht për të qenë në formë dhe për t’u dukur mirë; edhe pse shumë besojnë se është e rëndësishme të jesh i pranishëm dhe të dukesh mirë për takimet e tua. Ushtrimi jo vetëm që çliron dopaminën; një hormon që ju bën të lumtur dhe në këtë mënyrë më produktiv, por gjithashtu ju jep më shumë energji dhe mund të jetë një pjesë kyçe e procesit të zhbllokimit të mendjes, duke ju ndihmuar të gjeneroni më shumë ide.  GQ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0