Çfarë do të thotë të drejtosh një kompani? - Business Magazine Albania

Çfarë do të thotë të drejtosh një kompani?


Në këtë artikull disa nga CEO-t që kanë drejtuar kompani private me rritje shumë të shpejtë iu përgjigjen një sërë pyetjesh në lidhje me ditët e tyre më të vështira dhe përpjekjet që iu janë dashur të bëjnë. Ja se si ata filluan gjithçka dhe si kanë mundur të qëndrojnë të motivuar si dhe çfarë i mban ata të qëndrojnë zgjuar gjatë natës.

69% thanë se udhëheqja e një kompanie ishte ajo që i motivon ata të jenë sipërmarrës. Ndërsa gati 50% thanë se ishte dështimi ai që i shqetësonte, madje edhe kohëzgjatja e punëtorëve të tyre.

Lexoni: E vetmja gjë që kanë të përbashkët milionerët

Ky shqetësim vazhdon: Shumë thanë se pjesa më e vështirë e të qënit themelues ishte ruajtja e vendeve të punës të të tjerëve – madje edhe kur ofroheshin vende pune ishte përmendur shpesh si një aspekt i dobishëm për të pasur një kompani.

76% e CEOve përdorin kursimet personale si kapital fillestar për sipërmarrjet e tyre. Dhe në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe e guximshme për ju, burimi i ardhshëm më i zakonshëm për kapitalin e themeluesve ishte kartat e kreditit.

Dhe shumica e CEO-ve nuk shikonin shumë larg kur fillonin kompanitë e tyre: 35 % e të anketuarve thanë se partnerët dhe bashkë-themeluesit i kishin kolegë të punës, pasuar nga 33 % të cilët thanë se e kishin nisën me një mik të ngushtë.

Cila është gjëja më e vështirë rreth të qenit një themelues?

“Bashkëshortja ime nuk kishte kaluar kurrë në këtë proces dhe nuk kishte sipërmarrës në familjen e saj. Kjo ka qenë një përvojë e huaj dhe shumë e frikshme për të.” – Henry Jones, Kopis Mobile 

“Kam shpenzuar 12 vitet e fundit duke luftuar dhe duke qenë në fluturim. Ka qenë një mënyrë e çuditshme për të jetuar.”– Michael Baker, Mosaic451 

“Gjëja më e vështirë rreth të qenurit një themelues është se gjithmonë duhet të vish me një përgjigje, edhe nëse nuk je i sigurt nëse është e duhura.” — John Saruwatari, Blossom Ridge Home Health & Hospice

“Duke ditur se unë jam përgjegjës për jetesën e punonjësve të mi dhe pritshmërive të investitorëve të mi.” –-Samer Hamadeh, Zeel

“Krijimi i dy ditëve dhe netëve brenda 24 orëve për të bërë punën. Zona të ndryshme kohore: prodhim në Kinë, IT në Indi, shitje në SHBA / Europë.” — Neel Kulshreshtha, Skull Shaver

“Menaxhimi i emocioneve të mia.”- Sarah LaFleur, MM.LaFleur 

Cila është gjëja më e bukur rreth të qenurit një themelues?

“Mundësia për të strukturuar orarin tim për kohë kuptimplotë me fëmijët e mi.”– Eric CorL, Idea Buyer

“Liri, pak a shumë.” – Calvin Tran, Hype Well Media

“Unë mund të punoj 20 orë në ditë, por të paktën vendos vetë kur dhe ku.” – Darold Rydl, PB & J Labs 

“Jam në gjendje të ofroj mundësi për punonjësit e mi që u lejojnë atyre të jetojnë jetën që do të dëshironin.” – Kym Faylor, Azzur Labs

“Ka një përmbushje të përditshme që kurrë nuk kam përjetuar nga një punë 9 me 5.” – Kyle Taylor, The Penny Hoarder

“Mënyra se si bëhesh më i fortë me çdo sfidë që kapërcen.” – Russell Ruffino, Clients on Demand

“Të qenit një krijues i punës. Ka një kënaqësi kur u jep mundësi njerëzve për karrierë.” – Alan Redmond, National Brokers of America

Lexoni: Ke dëshirë të jesh i pasur? Steve Jobs dhe Mark Cuban iu këshillojnë të veproni kështu

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0