Çfarë bëjnë gjatë verës njerëzit e suksesshëm?

Çfarë bëjnë gjatë verës njerëzit e suksesshëm?


Nuk është ky qëllimi i këtij artikulli.

Ndërkohë që stina e verës është një justifikim për t’i bërë bisht punës, për njerëzit e suksesshëm është një det për t’u zhytur me kokë në të. Por nuk e kemi fjalën për punën e lodhshme të 9 muajve më pak të preferuar. E kemi fjalën për një verë të menaxhuar mirë, ku punë quhet çdo gjë që ka rëndësi për ju, që ju plotëson dhe ju përgatit për të rifilluar sërish vitin me 365 ditë plot objektiva.

Lexoni: Për çfarë nuk e shpenzojnë kohën njerëzit e suksesshëm?

Dhe për të qenë më të besueshëm, po ju njohim me 6 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për një verë sa më efektive:

1. Ata krijojnë axhendën dhe afatet e tyre.

Ndërkohë që njerëzit e tjerë mburren vërdallë me planet e tyre për të ardhmen, njerëzit e suksesshëm i futen punës. Ata e kanë çdo gjë të planifikuar, madje dhe kafen e mëngjesit në orën 8. Dhe çdo objektiv e shënojnë në një fletë apo axhendë së bashku me afatet.

2. Ata bëjnë një listë me gjërat që nuk pëlqejnë për situatën ku ndodhen.

E urreni punën tuaj? Nuk ju pëlqejnë kilet që keni shtuar? Mërziteni sepse nuk keni shumë kohë për t’u argëtuar?

Janë disa gjëra që duhen ndryshuar. Dhe për ta bërë këtë, ju duhet pak motivim. Zgjidhni ato aspekte të jetës që nuk ju pëlqejnë dhe planifikoni çdo ditë diçka për t’i ndryshuar.

Lexoni: Si e menaxhojnë stresin njerëzit e suksesshëm?

3. Ata nuk bëjnë të njëjtat gjëra pa pushim.

Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të heqësh dorë nga argëtimi. Por njerëzit e suksesshëm janë të kujdesshëm me mënyrën se si e shpenzojnë kohën e tyre. Çdo orë është e rëndësishme. Investoni për diçka që ju drejton aty ku dëshironi.

Sigurisht që ndonjëherë mund të ktheni një gotë në klub me shoqërinë, por jo 4 ditë të javës.

4. Ata vendosin mini-qëllime.

Njerëzit e suksesshëm i pëlqejnë shumë mini-qëllimet. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u fokusuar derisa të arrihet te synimi përfundimar.

Por çfarë janë mini-qëllimet? Një shembull do të ishte: të ulesh dhe ta bindësh veten, “Nuk do të lëviz nga kjo karrige pa i lexuar 20 faqe,” apo “Sot, do të bëj 40 pompa më shumë nga hera e kaluar.” Këto janë qëllime ditore që kërkojnë vetëm pak vullnet për t’u realizuar.

Mini qëllimet të ndihmojnë të kalitësh muskulin e durimit dhe të bindin drejt realizimit të objektivave.

Lexoni: Si arrijnë të bëjnë njerëzit e suksesshëm më shumë gjëra brenda një dite nga sa bëjmë ne brenda një jave?

5. Ata “pastrohen”.

Të provosh eksperienca të reja është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga zona e komfortit.

Njerëzit e suksesshëm, e shfrytëzojnë stinën e verës për të bërë detox. Qoftë ky një detox ushqimor, dixhital apo mjedisor ata e dinë vlerën e pastrimit.

Mos e kalo këtë verë njëlloj si 9 muajt e tjerë të vitit. Ndrysho!!

6. Ata përfundojnë projektet e mbetura.

Është e rëndësishme që projektet e filluara në pranverë të mbyllen gjatë stinës së verës. Siç thotë dhe një fjalë e urtë: “Punën e sotme, mos e lër për nesër.” Konsiderojeni verën si dogana ku pa patur dokumentat e rregullta (projektet e përfunduara) nuk mund të kaloni në anën tjetër. Në këtë mënyrë do të jeni më të lirë për pjesën tjetër të vitit.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0