Për çfarë nuk e shpenzojnë kohën njerëzit e suksesshëm? - Business Magazine Albania

Për çfarë nuk e shpenzojnë kohën njerëzit e suksesshëm?


Si një mentor, njerëzit vijnë shpesh tek unë, kur ata janë të tronditur, të stresuar kur ata nuk po arrijnë atë që duan në jetë. Ata ndihen të mbërthyer. Ata janë në një pikë në të cilën nuk dinë se çfarë të bëjnë.

Ne të gjithë, e përfshijmë veten në aktivitete të cilat nuk kontribuojnë në suksesin tonë apo lumturinë tonë.

Ne jemi të gjithë në kërkim të një jete të suksesshme, por ndonjëherë ne e humbim kohën tonë duke bërë gjëra që na mbajnë mbrapa për të arritur potencialin tonë të plotë. Dhe shpesh, ne nuk i kuptojmë ato gjëra deri sa dikush i vë re ato.

Është e rëndësishme të analizojmë se si ne i kalojmë ditët tona, orë pas ore dhe rregullisht kërkojmë mënyra për të punuar në mënyrë të zgjuar, mënyra për të eliminuar kohën e humbur. Pra, për të filluar, këtu janë tetë gjëra që njerëzit produktivë dhe të suksesshëm kurrë nuk humbasin kohën e tyre duke i bërë (dhe as ju nuk duhet):

1. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk rrinë në mediat sociale

Të rrish në mediat sociale, të nxjerrësh njoftime në facebook, të navigosh përmes fotografive në Instagram, të lexosh përditësimet në Twitter, çfarëdo qoftë, kjo është pjesë e jetës së përditshme. Por në qoftë se ju nuk kontrolloni se sa kohë keni shpenzuar në të, orët do të fluturojnë dhe ju nuk do të kryeni detyrat që keni.

Pra, ose vini një afat kohor, vendosni një alarm për të minimizuar kohën që të rrini nëpër aplikacione, ose thjesht përfundoni projektet e domosdoshme që keni dhe më pas përdorni mediat sociale si një shpërblim.

2. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk e kalojnë ditën pa një plan

Njerëzit e suksesshëm kanë një qëllim, një plan të fokusuar nga gjërat që ata duan të arrijnë në një ditë.

Shkruani prioritetet tuaja më të mëdha dhe i ndani ato detyra të mëdha në më shumë hapa të arsyeshme dhe ju do të shihni veten duke i realizuar ato.

3. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk bëjnë aktivitete emocionuese

Nëse doni të futeni në rrugën e vërtetë të suksesit, duhet të përqëndroheni në gjërat që pozitivisht nxisin jetën tuaj.

Para kryerjes të veprimtarive në orarin tuaj, sigurohuni që aktiviteti do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Nëse ju besoni se nuk do ndodhi, mendoni për të thënë jo. Gjithashtu, mos u ndjeni i detyruar të jepni një përgjigje në kohën kur dikush iu kërkon të bëni diçka. Mendoni para se të thoni po dhe duhet të dini se është OK të thoni jo në bazë të kërkesave të kohës tuaj.

4.Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk shqetësohen për gjërat që ata nuk mund t’i kontrollojnë

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se shqetësimi nuk të çon absolutisht askund në jetë, veçanërisht kur nuk mund të bëni asgjë për situatën.

Fokusohuni në gjërat që mund t’i bëni.

5. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk shoqërohen me njerëz negativë

Është thënë se ju jeni mesatarja e pesë personave me të cilin kaloni kohën. Pra, nëse ju dëshironi të jeni më i miri, rethojeni veten me njerëz të mirë.

Sigurohuni të eleminoni negativitetin, energjinë toksike rreth jush. Nëse doni të fluturoni në jetë, duhet të shkarkoni atë që nuk iu lë të ngjiteni sipër.

6. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk ndalen nga gabimet e së kaluarës

Njerëzit e suksesshëm bëjnë gabime. Gjithkush bën gabime. Çelësi për të qenë të suksesshëm në jetë nuk është duke bërë të njëjtin gabim dy here, por të mësosh dhe të rritesh nga gabimet dhe duke u bërë një person më i mirë prej tyre.

Pra, kur ju bëni një gabim, mos mendoni më për të sepse ai tashmë është bërë dhe nuk mund të ktheni kohën pas. Përqëndrohuni në atë që keni mësuar dhe hartoni një strategji për të bërë diçka pozitive në jetën tuaj.

7. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm nuk përqëndrohen në atë që njerëzit e tjerë janë duke bërë

Është mirë të frymëzohesh nga ajo që njerëzit e tjerë të suksesshëm janë duke bërë, por kur ju vazhdimisht e krahasoni veten me personin tjetër dhe kjo kjo nuk ju sjell benefite, është koha për të ndryshuar mendimin tuaj.

Inspirohuni nga të tjerët, por përqëndrohuni në mendimin tuaj për të konkurruar me personin më të rëndësishëm: veten tuaj.

8. Njerëzit produktivë dhe të suksesshëm kanë veten e tyre së pari prioritet

Ne të gjithë e kalojmë kohën duke punuar për projekte të mëdha dhe nuk flemë mjaftueshëm apo nuk kujdesemi shumë për veten tonë. Por për sukses afat-gjatë dhe lumturi, ju duhet të vendosni veten të parën në listën e prioriteteve.
Bëni atë që doni dhe atë që funksionon për ju. Sepse kur ju filloni ditën tuaj duke bërë diçka që ju vërtet e doni është më e mira për ju, ju do të ndiheni të lumtur, të fokusuar dhe të motivuar në pjesën tjetër të ditës.

 

burimi: success.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0