Certifikohen menaxherët e parë të eksportit të trajnuar profesionalisht - Business Magazine Albania

Certifikohen menaxherët e parë të eksportit të trajnuar profesionalisht

menaxherët e eksportit

Menaxherët e Parë të Eksportit të Trajnuar Profesionalisht Tanimë të Certifikuar dhe të Gatshëm për të Ofruar Ekspertizën e Tyre për Bizneset dhe Eksportuesit.

Pas ndjekjes së një programi 9-javor, 35 studentë të programit Master dhe përfaqësues të sektorit të eksportit janë certifikuar për të ofruar shërbime këshillimi për bizneset në sektorin bujqësor që dëshirojnë të eksportojnë në tregje me vlera të larta.

Bizneset dhe eksportuesit shqiptarë që kanë nevojë për menaxherë dhe forcë pune të kualifikuar në fushën e eksportit, tani kanë mundësinë të punësojnë menaxherë të trajnuar profesionalisht në këtë aspekt. Me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, 23 studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe 12 perfaqësues nga kompanitë e eksportit të fruta perimeve iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm 9-javor për Menaxhimin e Eksportit.

Köstinger Consulting me qendër në Austri  zhvillon për herë të parë këtë program në Shqipëri. Ky program synon zhvillimin e mundësive për vende pune për të rinjtë në NVM-të shqiptare që dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre sa i takon eksportit dhe që kanë nevojë të përdorin njohuri dhe aftësi specifike për këtë fushë në kompaninë e tyre. Gjithashtu programi synon të stimulojë dhe rriti aftësitë tek punonjësit ekzistues të eksportuesve për të përmirësuar praktikat në menaxhimin e eksportit.

Ceremonia zyrtare për Diplomimin dhe Shpërndarjen e Certifikatave do të zhvillohet me datë 6 korrik në orën 11.00 në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Kursi i specializimit ExportStars Sustainable Export Manager (Menaxher për Eksportin e Qëndrueshëm) është një kurs 9-javor në distancë që përqendrohet tek zhvillimi i bizneseve të eksportit në mënyrë strategjike, gjë që e bën atë unik krahasuar me kurset e tjera në këtë fushë, pasi bën të mundur transmetimin e njohurive më të shumta në lidhje me operacionet e eksportit. Programi përfshin teste vetëvlerësimi, raste studimore, provime dhe një projekt përfundimtar shumëplanësh. Temat e përfshira janë studimi i tregut, pajtueshmëria me tregtinë ndërkombëtare, operacionet e eksportit, qëndrueshmëria në kompetencat ndërkulturore tregtare, marketimi, financat e eksportit etj.

Qëllimi i këtij programi është edukimi i pjesëmarrësve nëpërmjet një qasjeje shumë praktike me projekte të jetës reale në mënyrë që të arrijnë të përdorin njohuritë e tyre menjëherë në një pozicion pune si menaxherë eksporti në NVM dhe të orientojnë biznesin e eksportit në NVM-të shqiptare. Rekrutimi i një fuqie punëtore të mirë-kualifikuar dhe të pajisur me njohuri në fushën e menaxhimit të eksportit mund të jetë me shumë përfitim për bizneset shqiptare që synojnë të futen në tregjet e BE-së.

Grupi në fjalë mori mbështetje nga disa prej kompanive më të mëdha tregtare bujqësore në Shqipëri. Roli i tyre ishte të ndihmonin studentët e universitetit për kapërcimin e disa sfidave të caktuara në fushën e eksportit, që përbënte edhe detyrën përfundimtare të studentëve. Qëllimi i bashkëpunimit me këto kompani është zgjerimi i rrjetit midis studentëve dhe kompanive.

Për më tepër, ky trajnim praktik i posaçëm rrit edhe punësueshmërinë e të diplomuarve të rinj në sektorin e agro-biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0