CEO i Microsoft u dërgon një e-mail të jashtëzakonshëm punonjësve të tij pas një dështimi epik - Business Magazine Albania

CEO i Microsoft u dërgon një e-mail të jashtëzakonshëm punonjësve të tij pas një dështimi epik


Vetëm një vit më parë, Microsoft lançoi një Twitter bot me emrin Tay (zyrtarisht, Tay.ai), në një përpjekje për të treguar sesi inteligjenca artificiale komunikon me njeriun në kohë reale. Gjërat morën një kthesë të egër, kur hakerat dhe të tjerët i shkaktuan Tay të fillonte të nxirrte komente raciste dhe profane.

Rezultati? Tay u mbyll vetëm 16 orë më vonë, e ndjekur nga një falje zyrtare nga Microsoft.

Nëse do kishit punuar me ekipin përgjegjës të Tay, instikti juaj mund të ishte një përpjekje për të harruar çdo gjë që ndodhi, sa më shpejt të ishte e mundur.

Dhe kjo është ajo që e bën email-in nga Satya Nadella, CEOs së Microsoft, kaq të mrekullueshëm.

Në një pjesë të publikuar në “USA Today”, Nadella ndau një pjesë të emailit që ua dërgoi ekipit të Microsoft AI pas dështimit të Tay. Ajo përfshinte:

“Mbajeni veten dhe duhet ta dini që unë jam me ju. Çelsi është që të vazhdoni të mësoni dhe të përmirësoheni.”

Nadella thotë se ai i kërkoi stafit t’i marrë kritikat në frymën e duhur.

Ka disa mësime të fuqishme këtu për udhëheqësit.

  1. Njerëzit duhet të dinë se ju i mbështesni

Ne të gjithë bëjmë gabime. Pyetja është, se si mund të ndihmojmë njerëzit të shërohen nga këto dështime?

Në intervistë, Nadella vazhdoi të shpjegojë arsyetimin prapa tonit të tij inkurajues:

“Është kaq e rëndësishme për udhëheqësit që të mos frikësojnë njerëzit, por t’iu japin atyre një përkrahje për të zgjidhur problemin e vërtetë. Nëse njerëzit po i bëjnë gjërat nga frika, është e vështirë dhe gati e pamundur për të ndjekur risitë.”

Kur ju inkurajoni dhe i ndihmoni të tjerët, në vend që t’i dekurajoni dhe rrënoni, ata do të motivohen për të vazhduar përpara dhe të japin më të mirën e tyre.

  1. Kritika është një dhuratë

Kur u pyet se çfarë kërkonte nga punonjësit, Sheryl Sandberg u përgjigj:

“Dikush që e merr feedback-un mjaft mirë. Sepse këta janë njerëz, të cilët mund të mësojnë dhe të rriten shpejt.”

Kritika na ndihmon të zbulojmë pikat e dobëta dhe të gjejmë një mënyrë për t’u përmirësuar. Madje edhe në ato raste kur feedback-u negativ është plotësisht i pabazë, ajo ende mund t’iu japë një shans për t’i parë gjërat nga një prespektivë tjetër – e cila mund të çojë në një pasqyrim të paçmuar.

  1. Empatia është një aftësi praktike që mund ta bëjë punën tuaj më mirë

Në punën tonë të përditshme, është e lehtë të kapemi pas gjërave të përditshme dhe të neglizhojmë faktin sesi ndikon puna jonë te të tjerët. Por edhe nëse po zhvilloni produkte, marketing apo shitje, apo menaxhimin e të tjerëve, qëllimi i punës është sigurimi i vlerave.

Kur ju merrni parasysh ndjenjat e të tjerëve dhe kërkoni të përmirësoni punën tuaj,  ju lidheni me ta në një nivel emocional. Kjo ndërton besnikëri dhe besim, të cilat janë çelësat e të gjitha marrëdhënieve të  mëdha.

Dhe kjo është ajo që ne e quajmë lidership efektiv.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0