CEO i Goldman Sachs ndan një këshillë të vlefshme për të gjithë të rinjtë - Business Magazine Albania

CEO i Goldman Sachs ndan një këshillë të vlefshme për të gjithë të rinjtë


Që nga viti 2016, rreth 70% e punonjësve të Goldman Sachs janë të rinj. Dhe sipas CEOs së Goldman, David Solomon, ata janë “pafundësisht të talentuar” dhe “pafundësisht të motivuar”.

Solomoni në një Podcast të JJ Redick ndau këshillat e karrierës që ai u jep më së shumti të rinjve.

Lexoni: Goldman Sachs: Kamionët autonomë do të lënë shumë të papunë

“Ju i keni këto qëllime, këto ambicie dhe do të jetë e vështirë, do të ketë luftë, do të ketë ulje dhe ngritje,” tha Solomon. “Por nuk duhet t’i keni të gjitha përgjigjet menjëherë, nuk duhet të arrini menjëherë në vijën e finishit, nuk duhet të dini se çfarë do të ndodhë menjëherë.”

Solomon nuk është personi i vetëm i suksesshëm që ndan këtë këshillë. Në vend që të merrni një seri të parashikueshme hapash nga diplomimi deri në pension, profesionistët e sotëm po bëjnë lëvizje dhe hedhje të papritura.

Si Libby Leffler, zëvendës presidente në kompaninë e financave personale SoFi (ajo ka punuar me Sandberg në Google dhe në Facebook) më parë ka thënë për BusinessInsider: “Ndonjëherë ju do të merrni një pozicion që ndoshta nuk jeni në nivelin e duhur, por aty do të mund të mësoni aftësi të reja, do të mund të rriteni dhe t’i shfrytëzoni më pas këto aftësi të reja që keni mësuar.”

Lexoni: Si të përgjigjeni në një intervistë kur iu thonë “Më tregoni rreth vetes tuaj”?

Solomon nuk kishte saktësisht një karrierë të paparashikueshme. Por në disa mënyra ishte e pazakontë, si për shembull ai nuk e filloi karrierën e tij në Goldman Sachs dhe u punësua si një partner pasi u rrit në radhët e Bear Stearns.

Sa i përket këshillave të Solomon, atij i pëlqen t’iu tregojë të rinjve ambiciozë për rrugëtimin në karrierë, “Nuk duhet të dini se ku do të shkojnë gjërat. Vetëm jetoni dhe përpiquni ta shijoni atë sa më shumë që të mundeni”.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0