CEO i Coca Cola: Ndikimi ekonomik i koronavirusit sapo ka filluar

CEO i Coca Cola: Ndikimi ekonomik i koronavirusit sapo ka filluar

Coca Cola

CEO i Coca-Cola, James Quincey dha një parashikim të zymtë për të ardhmen e ekonomisë globale, e cila është ndikuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ndikimi ekonomik i izolimit sapo ka filluar”, tha Quincey në emisionin “Box Squawk Box” të CNBC.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 36 milionë amerikanë kanë bërë kërkesë për përfitimin e paketave të papunësisë, që kur koronavirusi preku ekonominë. Zyra e Buxhetit e Kongresit tha se pret që PBB-ja e SHBA-së të pësojë një rënie prej  38% në bazë vjetore, në tremujorin e dytë të vitit. Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon që ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit.

Quincey tha se ai pret një rimëkëmbje të ekonomisë në formë si”U” ose “U” të zgjeruar se sa një në formë si “V”, ku ekonomia kthehet shpejt në gjendjen para krizës.

Ndërsa ai tha që ishte shumë herët që Coca Cola të vlerësonte se si zakonet e blerjes do të ndryshojnë, kompania pret që konsumatorët të kursejnë më shumë para.

Lexoni: FMN: Sistemi bankar do të jetë nën presion deri në 2025

“Ne do të duhet të kuptojmë se situata pas krizës së virusit do të ndikojë shumë në ekonomi. Do të ketë një përqendrim shumë më të madh nga konsumatori në përballueshmërinë ose uljen e çmimeve,” i tha ai gazetarit Andrew Ross Sorkin.

Coca Cola është duke parë akoma pasoja negative globale në maj, megjithëse ato janë përmirësuar pak pasi pësuan një rënie prej 25% në prill, sipas Quincey. Afërsisht gjysma e të ardhurave të kompanisë vjen nga biznese si restorante, kinema dhe stadiume. Në Kinë, e cila filloi të lehtësojë masat e izolimit në prill, kërkesa në maj ende nuk është rikuperuar në nivelet siç ishte para krizës.

Aksionet e kompanisë u rritën 1% në treg. Stoku, i cili ka një vlerë tregu prej 191 miliardë dollarë, ka rënë 19% deri më tani, në vitin 2020.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0