FMN: Sistemi bankar do të jetë nën presion deri në 2025

FMN: Sistemi bankar do të jetë nën presion deri në 2025

Sistemi bankar

Sektori bankar do të mbetet nën presion deri në vitin 2025 edhe kur ekonomia të rimëkëmbet, raportoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin Global të Stabilitetit Financiar, FMN vlerëson se bankat në nëntë ekonomitë më të zhvilluara botërore do ta kenë të vështirë të gjenerojnë fitime gjatë pesë viteve të ardhshme pasi për shkak të pandemisë, do të zgjatet periudha e normave të ulëta të interesit.

FMN beson se rënia ekonomike për shkak të COVID-19 do t’i vendosë bankat në një “test rezistence” pasi përballen me humbje krediti dhe marzh më të ulët për shkak të normave të ulëta të interesit.

“Presionet thelbësore mbi përfitimet ka të ngjarë të vazhdojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, madje edhe kur ekonomia globale të rikuperohet nga tronditja aktuale”, thuhet në raport.

JPMorgan Chase ka rënë me 69 për qind në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë. Indeksi bankar KBË, i cili ndjek çmimet e aksioneve të rreth 20 bankave në Shtetet e Bashkuara, ka rënë 39 për qind që nga fillimi i vitit.

Raporti thotë se bankat janë përgatitur më mirë për këtë tronditje ekonomike falë masave të marraqë nga kriza financiare, megjithatë disa specialistë thonë se duhet të bëhen më shumë për të mbrojtur familjet dhe bizneset.

Lexoni: Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi?

“Bankat kalojnë në këtë krizë me shumë kapital dhe likuiditet,” tha Tobias Adrian, këshilltar financiar i FMN, për CNBC. “Duke thënë këtë, kjo është një krizë shumë e rëndë ekonomike.”

Një zgjidhje, thonë specialistët, është që bankat të ndalojnë shpërndarjen e dividentëve dhe blerjeve të aksioneve për të ruajtur kapitalin. Bankat e mëdha amerikane ranë dakord në mars të pezullojnë blerjet gjatë tremujorit të dytë të vitit, megjithatë shumë prej tyre kanë vazhduar të paguajnë dividentë.tobias

“Duke ndaluar pagesat, do të krijohet fonde shtesë për të përballuar goditje të tjera të dëmshme,” tha Adrian. “Nëse gjithçka shkon mirë, ky kapital mund të paguhet në të ardhmen për aksionerët.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0