CEO i Apple bën një investim të rrallë (VIDEO)


Kur Tim Cook nuk mendon për iPhone apo Apple Watch,  me sa duket e ka mendjen tek dushet.

CEO i Apple, Tim Cook, ka përdorur një pjesë të vogël të milionave të tij për të bërë një investim të rrallë në një startup të quajtur Nebia, të krijuar në vitin 2013 dhe me qendër në San Francisco, e cila po prodhon një dush modern me qëllim përmirësimin e eksperiencës së larjes në dush dhe çështë më e rëndësishme, me qëllim zvogëlimin e sasisë së ujit që nevojitet për tu larë me 70 përqind.

Në faqen e saj, Nebia thotë “Teknologjia jonë H2MICRO e ndan ujin në miliona pikëza uji për të krijuar 10 herë më shumë sipërfaqe se sa një dush normal. Më shumë ujë bie në kontakt me trupin tuaj duke e lënë lëkurën më të pastër dhe më të hidratuar.”

“Ne menduam ta nisim me dushet sepse në shtëpitë tona, ai është një nga përdoruesit më të mëdhenj të ujit dhe më e rëndësishmja, është një nga momentet kur njeriu ndodhet i vetëm me ujin,” tha Philip Winter, bashkëthemelues dhe CEO i Nebia, duke shtuar “Nëse arrijmë të sjellim ndryshim nëpërmjet një eksperiencë më të mirë,  mund të themi se kemi bërë diçka të fuqishme.”

Nebia e ka testuar dushin modern ne Silicon Valley: në zyrat e Apple, Google dhe Universitetin e Stanfordit. “I ka ndihmuar të kursejnë konsumimin e ujit ndërsa ne kemi marrë komentet e tyre për produktin tonë,” tha Winter.

Një zëdhënës i Apple i tha The New York Times se mbështetja e Cook ishte një investim personal dhe jo i lidhur me Apple.

Head shower while running water
Ndërsa Winter nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me përfshirjen e Cook në këtë ndërmarrje. Në një intervistë për Mashable, Winter tha se “Cook ofron komente shumë të thella mbi produktin dhe rreth ngritjes së një kompanie me vizion largpamës.”


Tim-Cook-biceps

Për Cook, investimi është pjesë e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të çuar përpara të mirat sociale si brenda edhe jashtë murave të Apple. Ai shpesh ka folur për përmirësimin e diversitetit në industrinë e teknologjisë ndërsa mbetet një nga mbështetësit me një profil të lartë të çështjeve të grupeve LBGT si dhe ka menduar për të ndihmuar me arsimim nëpërmjet produkteve të Apple.

Dhe tani ka menduar edhe për dushet…

Artikulli u botua nga Mashable.

 

 

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale