CCBS dhuron 6 mln lekë për shërbimin infektiv

CCBS dhuron 6 mln lekë për shërbimin infektiv


 

CCBS, ndërrmarrja prodhuese e produkteve të markës “The Coca-Cola Company” në Shqipëri, ka vendosur për të dhuruar në emër të punonjësve të saj, një donacion në vlerën e 6.000.000 Lekësh në favor të Shërbimit Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lexo: Ministria e Jashtme fton qytetarët: evitoni çdo lëvizje. Ja disa numra emergjence në botë

Në një moment të një emergjence kaq serioze që përfshin vendin tonë, ndërmarrja e Tiranës gjykon, sipas fjalëve të Presidentit të saj Luca Busi, “se ky dhurim është një gjest i nevojshëm më qëllim për të ofruar një mbështjetje konkrete për të perballuar më mirë këtë emergjencë. Kjo iniciativë, si shumë të tjera, u bë e mundur, falë sjelljes së përgjegjshme të të gjithë njerëzve që punojnë në CCBS.

CCBS është një ndërrmarrje e konsumit të gjerë të pijeve, lider në treg dhe përfaqëson një përsosmëri në sektorin e saj në Shqipëri, dhe sot ajo ndjen nevojën për të demonstruar në mënyrë të prekshme afërsinë e saj me një strukturë shumë prestigjioze të kujdesit shëndetësor, siç është Shërbimi Infektiv pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila është e angazhuar në vijën e parë në luftën kundër pandemisë Coronavirus, që ka goditur  Shqipërinë.

Lexo: Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar!

Një gjest që nuk është dhe sigurisht nuk do të mbetet i izoluar. Kompanitë si CCBS janë të përbërë para së gjithash nga njerëzit, njerëz që kanë ditur të përgjigjen, të reagojnë dhe shpalosin solidaritet konkret, me sigurinë dhe vetbesim, që kur gjithçka të ketë kaluar, do të mund që të gjithë së bashku të rifillojme përsëri me energji edhe më të madhe dhe madje edhe më të vetëdijshëm për potencialin tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0