
Lajme
Skema e mbifaturimit: OSHEE nën akuzë se i ngarkoi humbjet konsumatorëve
Kompania publike e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE, është nën hetim nga prokuroria për akuzat se mbifaturon një pjesë të klientëve të saj, duke i krijuar mundësi vetes të ulë artificialisht nivelin e humbjeve në rrjet. Në një investigim të Reporter.al, gazetarja Ola Xama, nxjerr në pah detaje për skemat e mbifaturimit që po aplikohen.