FMN qeverisë shqiptare: përshpejtoni reformat. Monitoroni PPP

FMN qeverisë shqiptare: Përshpejtoni reformat. Monitoroni PPP


Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë ritmin e reformave. Në një takim që zëvendësdrejtori Ekzekutiv i FMN z. TaoZhang zhvilloi me drejtues të lartë të financave në vend, Z Zhang vlerësoi progresin, por theksoi se ekonomia e vendit ka nevojë për ritme të dukshme në drejtim të reformave.

Gjatë takimit të zhilluar në Bankën e Shqipërisë, Zv drejtori i FMN bëhet e ditur të ketë vlerësuar ecurinë drejt rritjes së qëndrueshme. Por, ai ka shtuar se, duke qenë se ekonomia globale po rritet me ritme pozitive, është koha e duhur për Shqipërinë të vazhdojë të ndërmarrë reforma të mëtejshme.

Duke u ndalur në aktivitetin ekonomik të vendit, Zhang theksoi se ruajtja e ritmit të reformave, dhe forcimi i institucioneve dhe i mirëqeverisjes kanë rëndësi të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri.

Gjatë takimit me Ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj, pjesë e diskutimit  kanë qenë projektet e Partneritetit Publik Privat.  z.Zhang, ka theksuar se, “kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale”. Sipas Ministrit Ahmetaj, qeveria shqiptare është e vetëdijshme për hapësirat fiskale dhe projektet e PPP janë parashikuar në planin buxhetor afatmesëm. Ai ka nënvizuar para drejtuesit të lartë të FMN se, “qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës dhe konektivitetit, duke angazhuar kapital privat”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0