Bien kreditë me probleme në gati 13%
Përditësuar së fundmi: 13/02/2018

Bien kreditë me probleme në gati 13%

Share
nga Albana Mucaj
Shk 13, 2018

Ekonomia e vendit ende nuk po sheh një bum financimi, me sipërmarrje e banka të ngurta për kredi. Por, kushtet për financim po përmirësohen me uljen e dukshme të kredive me probleme. Në ulje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit të kaluar (falë planit të masave të diktuara nga Banka e Shqipërisë) niveli i kredive me probleme ra në gati 13% në fund të vitit 2017.

Të dhënat e fundit të BSH, flasin për 13.23% të totalit të kredisë, si një hua e pa kthyer, me mbi 90 ditë vonesë. Krahasauar me një vit më parë ulja ishte rreth 5 pikë përqindje, ndërsa ndaj dy viteve të kaluar ulja është rreth 10 pikë përqindje.

Mbi tre vite më parë kreditë me problem ishin sa rreth një e katërta e totalit të kredisë së dhënë në ekonomine e vendit duke arritur në 25%.

Ristrukturimi i huasë me probleme, është rezultat i dy masave të ndërmarra njëkohësisht: fshirje nga bilanci i kredive të këqija (të cilat nuk shlyhen prej tre vitesh) dhe ristrukturim i disa kredive të tjera.

Shqetësim për bankat përbënin një grup kompanish të mëdha të cilat çuan kreditë me probleme në nivele të mëdha. Pas shumë operacionesh, dhjetëra kompani të mëdha kanë riskrukturuar kreditë.

Kredia në total në vend llogaritet rreth 590 miliardë lekë.



Evente

Communication Skills Station

Maj 26, 2018
11 AM - 2 PM

Konferenca Spark.me 2018

Maj 26, 2018
në orën 09:00 AM - 27 Maj në 07:00 PM

Auto Sallon Tirana 2018, Edicioni i 3-të & Automotive Forum

Maj 31, 2018
6:00 PM - 9:00 PM, 1-3 Qershor, ora 10:00 AM - 8:00 PM

Startup Grind Tirana mirëpret Alketa Vejsiu

Qershor 6, 2018
5:30 PM - 8:30 PM

I do Real Estate – nga Eglent Bici

Qershor 7, 2018
10 AM - 12:30 PM

Startup Grind Europe Conference

Qershor 13, 2018
8 AM - 6 PM