Drama e emigracionit dhe lindjeve. Në 2017 popullsia bie 0.2%

Drama e emigracionit dhe lindjeve. Në 2017 popullsia bie 0.2%


Popullsia në Shqipëri sa vjen e tkurret për shkak të dy faktorëve: emigracionit të lartë dhe uljes së lindshmërisë. Fenomeni i theksuar vitet e fundit, ka përshpejtuar ritmet e pritshme të tkurrjes afatgjatë të popullsisë. Instituti i Statistikave, nga të dhënat e sapo publikuara tregon se me 1 janar të këtij viti popullsia e Shqipërisë ishte 2.870.324 banorë, më rënie 0,2 % krahasuar me 1 janar 2017.

Shtesa natyrale e popullsisë e matur në raportin lindje-vdekje, pati një ulje të theksuar me 16.5% krahasuar me një vit më parë, duke qenë vetëm 8637 banorë.

Migracioni neto vitin e kaluar ishte -14.902 banorë.

Mosha mesatare e popullsise llogaritet 35 vjeç, sipas INSTAT .
Raporti i varësisë së të rinjve vitin që shkoi, (raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç) ra krahasuar me një vit më parë nga 26,7 % në 26,0 %.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie, duke shënuar 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017 nga 102,5 që ishte në vitin 2016.

Shqetësuese është rritja e peshës së numrit të të moshuarve nga 18,9 % në 2016 në 19,4 % vitin që shkoi. Raporti i varësisë së të moshuarve nënkupton raportin e personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç. Raporti gjinor në lindje ka pësuar një rritje, duke shënuar vlerën 110,5 djem për 100 vajza, në vitin 2017, nga 106,9 që ishte në vitin 2016.

Vitin që shkoi, sipas instat lindën 30.869 foshnje, me rënie 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona.

Në vitin 2017, numri i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona.

Popullsia sipas qarqeve. Vetëm tre qarqe të vendit, sipas INSTAT, shënuan një rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre pësuan rënie. Tirana shënoi rritjen më të madhe (+25,1 për 1000 banorë). Kurse Durrësi dhe Vlora patën përkatësisht (+16,9 për 1000 banorë) dhe (+2,15 për 1000 banorë).

Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër (-45,3 për 1000 banorë), Dibër (-36,6 për 1000 banorë) dhe Berat (-34,2 për 1000 banorë).

Tirana shënon edhe popullsinë me moshë mesatare më të ulët, (33 vjeç), ndërsa niveveli më i lartë i moshës mesatare shënohet në Gjirokastër (38 vjeç).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0