Lajme
Produktet “Made in Albania” tashmë kërkohen dhe nga Kuba
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS ambasadorin e Kubës në Bullgari Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.