Produktet “Made in Albania” tashmë kërkohen dhe nga Kuba - Business Magazine Albania

Produktet “Made in Albania” tashmë kërkohen dhe nga Kuba


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS ambasadorin e Kubës në Bullgari Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e  marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.Ministrja Ekonomi shprehu nevojën e  firmosjes të një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili do të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve  dy palëshe pasuar nga memorandume të bashkëpunimit ekonomik, investimeve si dhe ato për turizmin.

Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi u shpreh se “eksportet shqiptare të bulmetit, vajit të ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Së bashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte “Made in Albania” të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë i theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.

Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.

Për këtë ambasadori u shpreh se “çështja është duke u marrë në konsideratë nga qeveria e Kubës”.

Gjatë bashkëbisedimit ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.

Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori  shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Evropian.

“ I vlerësoj mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë oportunitete tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur” u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.

Në këtë kuadër Ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.

Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes të investimeve shqiptare në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.

burimi: gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0