Sipërmarrësit kinez shfaqin interes për të investuar në Kukës - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit kinez shfaqin interes për të investuar në Kukës


Përfaqësues të kompanive kineze kanë shprehur interes për të investuar në disa sektorë të ekonomisë në qarkun e Kukësit.

Një grup biznesmenësh nga Kina, së bashku me përfaqësuesen e qeverisë kineze për grantet në Europë dhe Ballkan, zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Kryetari Shehu gjatë takimit informoi se taksat për biznesin janë ulur në masën 30%, për bizneset që investojnë në fushën e turizmit malor taksat janë ulur me 50% dhe taksa e ndërtimit është ulur me 70%, duke krijuar kështu një klimë të përshtatshme për afrimin e investitorëve në Kukës dhe zhvillimin e zonës.

Interesi i biznesmenëve nga Kina për investim ishte i përqëndruar në fusha të ndryshme si bujqësi, bimë medicinale, turizëm, energji, minerale etj.

Burimi: ata.gov.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0