Një lajm i mirë! - Business Magazine Albania

Një lajm i mirë!


Nga sot, Shqipëria ka nje liqen të ri, një hidrocentral të ri, një vepër të re madhore. Gjigandi norvegjez Statkraft, përfundoi Banjën, hidrocentralin e kontraktuar në vitin 2009 dhe njoftoi se provat për lidhjen në rrjet përfunduan me sukses.

Sot Banja po i shet energji botës. 250 milionë kilovat orë energji shtesë në vit, mijëra vende pune për shqiptarët, miliona dollarë të ardhura për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

Pas Banjës, në vitin 2018 përfundon hidrocentrali tjetër ai i Moglicës. 450 milionë kilovat orë të tjera energji, milionë dollarë të tjera të ardhura, mijëra vende të tjera pune.

Pak kush besonte kur u bë tenderi në vitin 2007 se këto projekte do te realizoheshin. Por ja ku janë. Dëshmi e asaj që Shqipëria mund të bëhet dhe shqiptarët mund të ndërtojnë sukses.
Kjo duhet të jetë Shqipëria. Jo ajo që rreh investitorët. vendi ka dëshpërimisht nevojë për modele suksesi si ky, apo si ai i Ashtës, apo si ai i gazsjellësit TAP.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë.
Ky artikull u shkruajt nga Klodian Tomorri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0