TIKTOK ka mohuar një raport të Forbes se, një ekip me bazë në Kinë në kompaninë mëmë ByteDance, planifikoi të përdorte aplikacionin për të gjurmuar vendndodhjet e qytetarëve amerikanë. Gjigandi i mediave sociale tha në Twitter se, nuk është përdorur kurrë për të “shënjestruar” qeverinë amerikane, aktivistët, figurat publike apo gazetarët, teksa po i përgjigjej një raporti në Forbes se të dhënat do të ishin aksesuar pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve.

Revista amerikane e biznesit, raportoi se ByteDance kishte filluar një projekt monitorimi për të hetuar sjelljen e keqe nga punonjësit aktualë dhe të mëparshëm. Raporti thoshte se ishte e paqartë nëse të dhënat e qytetarëve amerikanë ishin mbledhur ndonjëherë, por kishte pasur një plan për të marrë të dhënat e vendndodhjes nga pajisjet e përdoruesve amerikanë. Në një seri postimesh në Twitter, ekipi i komunikimit i TikTok tha se raportit i mungonte “ashpërsia dhe integriteti gazetaresk”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto