Bujqësia shqiptare vlerësohet nga Maqedonia

Bujqësia shqiptare vlerësohet nga Maqedonia


Nuk janë të largëta vitet kur Shqipëria, pavarësisht tokave të saj bujqësore dhe burimeve të mëdha ujore, importonte fruta e perime nga Maqedonia edhe në pikun e sezonit të prodhimit. Flasim për rreth dhjetë vite më parë, kur ndodhte i njëjti fenomen që vitet e fundit fillon të shfaqet në Kosovë.

Për shkak të marrëveshjves se tregtisë së lirë, CEFE, ne nuk mund të pengojmë hyrjen e prodhimeve nga rajoni. As fqinjët nuk mund ta bëjnë këtë. Por, tregtarët janë hasur me pengesa, apo artifica, duke futur në lojë madje edhe problemet me cilësinë e produkteve. E gjitha bëhej për të penguar importin, në rastin kur prodhimi vendas ishte i mjaftueshëm.

Por, investimet e bëra së fundi në bujqësi, dhe planet e reja për investime, po bëjnë që Maqedonia të shohë me “zili” ecurinë e Shqipërisë në këtë drejtim.

Së fundi, në Tiranë ishte Lence Nikolovska, Këshilltare Speciale e Kryeministrit të Maqedonisë  për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Menaxhimin e Ujrave. E impresionuar nga projekti i fundit që po nis në Shqipëri, “Doni Fruits”, ajo u është drejtuar fermerëve maqedonas përmes një deklarate publike, duke theksuar, “Fermerë, si thoni të ketë edhe tek ne një qendër të tillë shpërndarje. Kjo është në Shqipëri. Këto janë fruta dhe perime shqiptare, ky është Doni Fruits. Ky quhet klasifikim i qëndrueshëm dhe treg i sigurt i produkteve bujqësore”.

Në disa artikuj të shkruar në mediat maqedonase, vihet theksi tek avantazhi që vendi ynë ka si anëtar i NATO-s pre vitit 2009. Kjo për investitorët e huaj dhe të vendit do të thotë stabilitet dhe siguri për investime.

Njëri nga pronarët e qendrës për grumbullim, distribuim dhe eksport te frutave dhe perimeve “Doni Fruits” në Shqipëri, investimin e tij e lidh me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Lexoni: Miratohet leja e ndërtimit për investimin strategjik në bujqësi, “Doni Fruits” Shqipëri

“Unë jam nga Kosova, por këtu në Shqipëri dallova perspektivën dhe sigurinë për biznesin tonë, i cili ka një traditë 60 vjecare. Presim edhe Maqedoninë që të bëhet anëtare në NATO që të mund të investojmë edhe atje. Aktiviteti ynë do jetë eksporti i produkteve bujqësore ne bote, për të cilët e dimë se ka problem organizimi dhe shitjeje. Shpresojmë se me investimin tonë potencial do ndihmojmë të zgjidhet problemi i eksportit”, citohet Ejup Ahmeti.

Agrobiznesmenët thonë, se ky vit korrespondon me fillimin e zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore vendase.

Lexoni: Ministria e Bujqësisë: duhet patriotizëm për prodhimet bujqësore

Maktel.mk shkruan se, sipas Higmet Drizës, “kompania jonë  “DRIZA”, e rriti biznesin për 30% me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Stabilitetin që ofron ky anëtarësim do të thotë siguri për ne biznesmenët. Edhe Maqedoninë e pret ky proces. Kompania ime do investojë 20 milionë euro në prodhimin e mishit të pulës. Kjo do të thotë punësime të reja dhe zhvillim i fermave familjare, të cilët do jenë bashkëpunëtorët tanë të ardhshëm. Në këtë mënyrë punojmë këtu në Shqipëri, ku kemi bashkëpunim të shkëlqyer me fermerët, të cilëve ju ofrojmë fusha dhe ushqim njëditor dhe pas kësaj i sjellin zogjtë tek ne në thertore. Kemi ambicie të mëdha edhe për në Maqedoni, veëanërisht jemi të inkurajuar me ftesën për anëtarësim në NATO që e mori vendi para pak kohe”.

 

Prodhimi bujqësorë në Shqipëri, është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me rritje rreth 20% gjatë vitit të kaluar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0