Ministria e Bujqësisë: duhet patriotizëm për prodhimet bujqësore

Ministria e Bujqësisë: duhet patriotizëm për prodhimet bujqësore


Përmes një reportazhi në terren, zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë, ftojnë mediat e shqiptarët të jenë më patriotë ndaj bujqësisë. Çfarë do të thotë më saktë?! Patriotizmi në këtë rast nënkupton sipas ministrisë, “të mos jepen lajme false apo teprohet me lajmet për produktet bujqësore të pasigurta dhe jo cilësore”.

“Qamili është nga Kukësi. Emigroi në Greqi ku punoi në fermat e bostanëve, mësoi punën dhe tani ka ndërtuar fermën e tij në ShënVlash të Durresit, prej 15 ha tokë”.

Kjo është historia që vjen nga ministria e Bujqësisë, e cila me tone të buta, kundërshton se prodhohet në kushte të pasigurta, e për më tepër të rrezikshme. Vëshgimi i zyrtarëve të ministrisë, tregon se Qamili nuk kishte asnjë metër katror tokë, por kishte më shumë besim se shumë të tjerë që e patën lënë djerrë tokën. Së bashku me rreth 20 fermerë të tjerë, kanë ndërtuar një fermë ku secili punon në tokën e vet, por shesin së bashku tek Adriani.

Nuk e kanë problemin e shitjes së prodhimeve sepse punojnë mbi bazën e marrëveshjes paraprake me grumbulluesin, Adrianin. Nuk e vendosin vetë se çfarë do të mbjellin, por mbjellin atë që porosit grumbulluesi, pra atë që kërkon tregu.

Shalqinjtë e kësaj ferme eksportohen në Zvicër, Poloni, Estoni, Hungari, Çeki etj. Nuk kanë asnjë reklamim për cilësinë e prodhimit.
Sipas të dhënave të ministrisë, eksporti i produkteve shqiptare drejt tregjeve të vendeve të Bashkimit Europian ka pësuar një rritje prej 26% në 3-mujorin e parë të këtij viti.

Megjithë problemet e mungesën ende të zhvillimit të duhur, bujqësia vijon të sigurojë 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0