Britania e Madhe po përballet për herë të parë pas 11 vjetësh me recesion, pra rritje ekonomike negative për dy periudha 3-mujore të njëpasnjëshme. Shkaku kryesor për recesionin është pandemia e koronavirusit.
Ekonomia britanike pësoi rënien e saj më të madhe në mes të prillit dhe qershorit pasi masat e bllokimit të koronavirusit ishin më të ashpra. Në këtë periudhë ekonomia u tkurr 20.4% krahasuar me tre muajt e parë të vitit.
Sektori më goditur ishte padyshim turizmi. Jonathan Athow, statisticien për të dhënat ekonomike, tha se:
“Ekonomia filloi të rritet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimi nisi punën. Përkundër kësaj, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në qershor mbetet ende 15 përqind nën nivelin e tij në shkurt, para se të goditej virusi.”
Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto