Brandless, startup-i i blerjeve të së ardhmes

Brandless, startup-i i blerjeve të së ardhmes


Kompania e-commerce Brandless u lançua javën e kaluar, por tashmë po e faturon veten si “Procter& Gamble i millenielëve”. Startup-i shet një shumëllojshmëri të prodhimeve të markës Brandless dhe mallrave shtëpiake, të furnizuar nga prodhuesit e saj dhe të gjitha me çmimin 3$.

Ky startup mori 50 milionë dollarë investime për të shitur prodhimet e panjohura për vetëm 3 dollarë në internet.

Brandless është një startup që po kryen shërbimin për konsumatorët që nuk kujdesen për emrat e markave.

Çdo artikull në dyqanin online ka një logo që tregon se çfarë përbërësish gjenden në të.

Kjo është mënyra sesi ato funksionojnë. Ata punojnë me prodhuesit për të eleminuar “taksën e markës“.

Çdo produkt është tërësisht natyral, ato janë gjithashtu pa gluten dhe organike. 3 $ është çmimi mes vlerës dhe cilësisë.

Tek Brandless gjithashtu mund të blihen sende kuzhine, bukurie, sende personale, shtëpiake dhe sende për zyra.

A është Brandless e ardhmja e blerjeve? Kjo mbetet për t’u parë.

burimi: BInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0