Brainster Albania, një organizatë rajonale për arsim në IT, është entuziaste të njoftojë fillimin e aventurës së saj më të re në Shqipëri – Akademinë e Graphic Design. Duke ndjekur suksesin fillestar të Akademisë të kodimit Front-End, e cila ka pasur një periudhë të shkëlqyer regjistrimi vitin e kaluar, Brainster Albania po zgjerohet për të shtrirë horizontin e saj edukativ për të marrë pjesë në botën kreative të Graphic Design.
Akademia e re e Graphic Design nuk është vetëm një program edukimi, është një rrugë e re për designer-at e ardhshëm. Ky program gjithëpërfshirës është hartuar me përpikmëri për të ofruar një mësimdhënie të thelluar dhe përvojë praktike në fushën dinamike të Graphic Design. Programi mësimor i Akademisë është projektuar për ta kthyer pasionin në profesion, duke u fokusuar në trendet dhe mjetet më të fundit të industrisë.
Pse të zgjidhni Akademinë e Graphic Design:
- Instruktorë Profesionistë: Një mundësi për të mësuar nga më të mirët. Instruktorët në Brainster Albania janë profesionistë me përvojë të pasur në industrinë e Graphic Design. Ekspertiza e tyre siguron që studentët të marrin njohuri praktike dhe reale.
- Projekte Në Botën Reale: Brainster Albania beson fuqishëm në mësimin duke praktikuar. Studentët do të kenë mundësinë unike për të punuar në projekte reale për kompani të vërteta, duke ofruar përvojë praktike të çmuar dhe një portofol të jashtëzakonshëm pas përfundimit.
- Mundësi Punësimi: Talenti duhet të shpërblehet. Studentëve më të mirë të Akademisë do t’ju ofrohen mundësi të jashtëzakonshme punësimi/internshipe duke kapërcyer hendekun midis të mësuarit dhe rritjes profesionale.
- Bursë për Aplikantët: Për shkak të angazhimit të organizatës për ta bërë arsimin të arritshëm për të gjithë, Brainster Albania është krenare të ofrojë bursa për aplikantët në Shqipëri, duke e bërë këtë një mundësi të pakrahasueshme për talentët vendase.
“Misioni i Brainster Albania është të ushqejë dhe zhvillojë aftësitë e liderëve të ardhshëm në teknologji dhe dizajn. Me lancimin e Akademisë së Graphic Design ne po ftojmë individë të apasionuar në Shqipëri që të nisin një udhëtim që premton jo vetëm arsim, por transformim. Përmes Akademisë sonë, studentët mund të bëhen pjesë e një komuniteti që inovon, frymëzon dhe udhëheq rrugën në industrinë kreative”, Orjeta Zylalaj, menaxhere në Brainster Albania.
Regjistrimet tashmë janë hapur dhe Brainster Albania inkurajon studentët potencialë të përdorin këtë mundësi për të kthyer aspiratat e tyre krijuese në një karrierë të suksesshme.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen e tyre të internetit, ose kontaktoni zyrën e regjistrimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.